Flash

Moti i keq, probleme me qarkullimin në Kukës

Lapsi.al 26 October 2025
Moti i keq, probleme me qarkullimin në Kukës

Qarku i Kukësit ka paraqitur probleme në lëvizjen e automjeteve si pasoje e motit me rreshje shiu. Për shkak të rreshjeve intensive, janë paraqitur problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Problematikat më të më mëdha janë paraqitur në akset rrugore Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkop. Në këto akse ka ka prezencë uji në sipërfaqe dhe rënie gurësh në disa pjesë të rrugës.

Në lidhje me këtë situatë drejtuesëve të mjeteve u këshillohen të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit. Edhe Rruga e Kombit ka shfaqur vështirësi në lëvizjen e automjeteve. Ndërkohë, reshjet e pandërprera të shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të thella malore. Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën në të gjitha akset rrugore dhe zonat me rrezikshmëri të shtuar.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy turistë të plagosur

Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të diele në Çërravë të Pogradecit. Një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja. Për pasojë të pl...

10:39

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI