Flash

Netanyahu: Do të vendosim se cilat fuqi ndërkombëtare janë të papranueshme

Lapsi.al 26 October 2025
Netanyahu: Do të vendosim se cilat fuqi ndërkombëtare janë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli është një shtet sovran dhe do të përcaktojë politikën e vet të sigurisë dhe se cilat fuqi të huaja do të pranojë të bashkëpunojnë me të. Ai tha se ka pasur pretendime qesharake në lidhje me marrëdhënien midis Izraelit dhe SHBA-së.

"Muajin e fundit, kemi qenë dëshmitarë të pretendimeve qesharake në lidhje me marrëdhënien midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit", tha kryeministri izraelit.

Ai deklaroi se kur ishte në Uashington, u tha se ai kontrollonte qeverinë amerikane dhe se diktonte politikën e saj të sigurisë. Sipas tij tani ata pretendojnë të kundërtën, se qeveria amerikane kontrollon atë dhe dikton politikën e sigurisë së Izraelit. Për këtë Netanyahu tha se nuk ishte e vërtetë dhe se Izreli është një vend i pavarur. Mediat e huaja shkruajnë se kryeministri izraelit tha se marrëdhënjet mes Izrealit dhe SHBA-së, janë marrëdhënie partnerësh.

"Asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Izraeli është një vend i pavarur. Shtetet e Bashkuara janë një vend i pavarur. Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie partnerësh.Ne nuk kërkojmë miratimin e askujt për atë që bëjmë. Ne kontrollojmë sigurinë tonë dhe gjithashtu e kemi bërë të qartë, në lidhje me forcat ndërkombëtare, se Izraeli do të vendosë se cilat forca janë të papranueshme për ne. Kështu veprojmë ne dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë", tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI