Flash

PD denoncon abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Tepelenës

Lapsi.al 26 October 2025
PD denoncon abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Tepelenës

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Tepelenës. Përmes një deklarate zyrtare, zëdhënësia e Antikorrupsionit të PD-së, Genta Vangjeli tha se kandidati i Partisë Socialiste Gramos Sako tha se ka përfituar miliona euro nga fondet publike.

Vangjeli tha se kompania "2T shpk’", në pronësi të vëllait të Gramos Sakos, rezulton sipas Spending Data të ketë përfituar rreth 103 milionë euro nga kontratat publike. Sipas zëdhënëses të PD-së vetëm nga Bashkia Tepelenë, kjo kompani ka përfituar 1.8 milionë euro për projektet e ujësjellësit në Salari, Nivicë, Rexhinë dhe Peshtan.

Gjatë deklaratës së saj, ajo tha se banorët e zonës denoncojnë mungesën e ujit në Salari dhe Rexhinë, ndërsa në Peshtan ujësjellësi nuk funksionon prej 5 vitesh. Në fund, Vangjeli tha se PD i kërkon SPAK të hetojë mbi këtë rast, pasi sipas tyre është abuzim me fonddet publike.

Të këshilluara

Ekonomi “pa cash”: ambicioze apo utopike?

Një nga objektivat madhorë të shpallur nga Kryeministri për mandatin e katërt qeverisës është zhvendosja drejt një ekonomie cashless (pa para fizike) brenda vit...

08:22

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI