Flash

PS ka një datë tjetër për zgjedhjet në Tiranë, Balla sms strukturave për 14 dhjetorin

Lapsi.al 26 October 2025
PS ka një datë tjetër për zgjedhjet në Tiranë,

Socialistët në Tiranë vijojnë përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme edhe pse data 9 nëntor e dekretuar nga presidenti Bajram Begaj ka rënë përfundimisht. Data më e afërt për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve është 14 dhjetori.

Lapsi.al ka parë një mesazh të dërguar nga Taulant Balla në një grup në WhatsApp të strukturave të Partisë Socialiste në Tiranë. Në atë mesazh, Balla kërkonte mobilizim nga struktura dhe e bënte të sigurt datën 14 dhjetor për zgjedhjet në Tiranë ndonëse nuk dihet si të shkojë fati i Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese.

Kujtojmë që kjo e fundit ka thirrur një seancë më datë 31 tetor për ankimin që Erion Veliaj i ka bërë shkarkimit të tij nga qeveria. Siguria e Taulant Ballës për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë më 14 dhjetor e kompromenton jo pak edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Me të drejtë kushdo mund të pyesë; ku e di PS çfarë do të vendosë Kushtetuesja për fatin e Erion Veliajt?

Kujtojmë që Taulant Balla është caktuar për drejtimin e fushatës në Njësinë 5 në Tiranë bashkë me Niko Peleshin.

Nxitimi i Edi Ramës për t’i vënë kapak pusetës së ndotur të pushtetit të tij në Tiranë, duke katapultuar Manastirliun në vend të Veliajt, u duk qartë që prej Asamblesë së Partisë Socialiste në shtator.

Por gjërat për të duket se po komplikohen jo pak, teksa pritet që SPAK t’i komunikojë edhe Belinda Ballukut, se ajo do të jetë person nën hetim nën dyshimet për afera korruptive.

Balluku deri më tani s’ka bërë asnjë reagim, ndërsa Edi Rama foli për prezumim pafajësie dhe shmangu një koment direkt për punën e Prokurorisë së Posaçme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI