Flash

Rama flet për prezumim pafajësie ndaj hetimit të SPAK për Belinda Ballukun

Lapsi.al 26 October 2025
Rama flet për prezumim pafajësie ndaj hetimit të SPAK për

Nga Aleksandra Bogdani/ BIRN

Nga korridoret e një aktiviteti për Inteligjencën Artificiale në Berlin, kryeministri Edi Rama “kafshoi gjuhën’ të shtunën kur u pyet mbi hetimet e nisura nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ndaj numrit dy të qeverisë së tij, zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast, sepse siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet,” tha Rama në një intervistë për Deutsche Welle.

“Dhe deri kur çështje të caktuara të marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave që i shërbejnë politikës,” përsëriti ai.

Që prej publikimit të lajmit të premten në mesditë se ndaj zv. kryeministres Belinda Balluku është regjistruar një procedim penal për “shkelje të barazisë në tendera”, të gjitha institucionet e përfshira kanë folur me heshtje.

Prokuroria e Posaçme, SPAK tha përmes një zëdhënësi se “nuk ka asgjë për të ndarë me median”. Kryeministria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të BIRN.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion. Është ende e paqartë se për cilën nga çështjet e denoncuara është regjistruar procedimi penal.

Sipas News 24, Balluku ka marrë një fletë-thirrje për t’u paraqitur në SPAK të hënën për një seancë pyetjesh me prokurorët. Megjithatë, në një operacion menaxhimi të marrëdhënieve me publikun të premten, ajo u shfaq e buzëqeshur në një video në Facebook, ndërsa udhëtonte me tren nga Zyrihu drejt Bernës në Zvicër.

Të premten, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi përmes një statusi në Facebook një situatë të gjithanshme presioni ndaj prokurorit që po heton çështjen e zv.kryeministres Balluku.

“…burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmente të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar,” shkroi Bardhi në Facebook.

Bardhi u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, që të monitorojnë nga afër këtë çështje si dhe ato që ai i quajti “ndërhyrje kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë”.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI