Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Sophie Turner në një romancë dashurie me Chris Martin?

Lapsi.al 26 October 2025
Sophie Turner në një romancë dashurie me Chris Martin?

Sophie Turner  dhe vokalisti i grupit Coldplay, Chris Martin raportohet se kanë kaluar një mbrëmje së bashku, vetëm një javë pasi marrëdhënia e saj me Peregrine Pearson përfundoi përfundimisht në fund të shtatorit, shkruan Daily Mail.

Turner dhe Pearson, një aristokrat britanik, u ndanë pasi morën pjesë në një dasmë ku, sipas burimeve, ata u panë “duke debatuar dhe grindur mes puthjeve të zjarrta në pistën e kërcimit”. Vetëm një javë më vonë, Turner dhe Martin thuhet se u panë në një takim.

Martin, i cili u nda nga aktorja Dakota Johnson, 36 vjeç, në qershor pas gati tetë vitesh lidhjeje, ka qenë më parë i martuar me Gwyneth Paltrow. Ai dhe Paltrow kanë dy fëmijë: Apple, 21 vjeç, dhe Moses, 19 vjeç. Edhe Turner është nënë e dy vajzave – Willa, 5 vjeç, dhe Delphine, 3 vjeç – që i ka me ish-bashkëshortin Joe Jonas.

Aktorja është një fanse e madhe e këngëtarit të Coldplay. Në vitin 2020, ish-bashkëshorti i saj, Joe Jonas, e suprizoi me një mesazh urimi për ditëlindje nga Chris Martin në emisionin e tij “Cup of Joe” në platformën Quibi.

Në video, Martin i thoshte: “Përshëndetje, jam Chris nga Coldplay. Dua të të uroj ditëlindjen më të bukur në emër të gjithë grupit. Të dërgoj gjithë dashurinë time dhe shpresoj që po kalon një ditë të mrekullueshme.”

Sophie u emocionua aq shumë sa mezi mbajti lotët dhe iu drejtua Jonas-it duke i thënë: “Nuk do të qaj në kamera,” përpara se t’i jepte atij një “high five” për gjestin e ëmbël.

 

Të këshilluara

Lily Allen akuzon David Harbour për tradhti

Lily Allen ka tronditur publikun me albumin e saj të ri, “West End Girl”, ku me tekste  plot nënkuptime, duket se akuzon ish-bashkëshortin e saj, aktorin e “Str...

20:28

Johnny Depp rikthehet në Hollywood

Johnny Depp do të përballet me “fantazmat” e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes në filmin e tij më të ri. “Ebenezer: A Christmas Carol” është projekti më i ...

17:15

Ndarja me Arbenitën, Fero: U mashtrova!

Fero ka folur së fundmi për raportin e tij me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli. Në një intervistë për ‘Mirëmbrëma Yje’, ai është ndalur te ndarja e ...

14:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI