Flash

Thirrja në SPAK/ Lapaj flet për abuzimet e Belinda Ballukut në qeveri

Lapsi.al 26 October 2025
Thirrja në SPAK/ Lapaj flet për abuzimet e Belinda Ballukut në

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar thirrjen në SPAK të numrit dy të qeverisë shqiptare, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një takimi me banorët e Cërrikut. Në takimin, që u zhvillua në një ambjent ku mungonte energjia elektrike, Lapaj renditi abuzimet e Belinda Ballukut.

Ai u shpreh se shqiptarët kanë “luksin” paguajnë 60 mln lekë në ditë për dy TEC-e lundruese që janë sjellë nga Bangladesh në Vlorë dhe që nuk punojnë.

“Siç e keni marrë vesh SPAK ka thirrur zv.kryeministren pasi në këtë vend ne kemi luksin të paguajnë 60 mln lekë në ditë për dy TEC lundruese që janë sjellë nga Bangladesh dhe nuk punojnë, ndërkohë që tuneli i Llogarasë, aty në Vlorë ka kushtuar 50 miliardë lekë më shumë se sa duhej te kushtonte.

Në rrugën Kardhiq-Delvinë janë harxhuar miliarda lekë më shumë se sa duhej dhe këtu mungojnë dritat, në një kohë që kryeministri mban avion personal. Ndërkohë ju nuk keni rrugë”, tha Lapaj.

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, dy turistë të plagosur

Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të diele në Çërravë të Pogradecit. Një automjet është përplasur me një motor me targa të huaja. Për pasojë të pl...

10:39

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI