Flash

Berisha i ngre zërin Altin Dumanit në kuvend

Lapsi.al 27 October 2025
Berisha i ngre zërin Altin Dumanit në kuvend

Kreu i demokratëve, Sali Berisha i ka tërhequr vëmëndjen shefit të SPAK, Altin Dumanit gjatë kohës që ky po raportonte në parlament. Dumani nuk e lexoi të plotë pyetjen që i bëri Jorida Tabaku, por u mjaftua me një përgjithësim, por kjo nuk i ka pëlqyer Sali Berishës që është ngritur nga vendi dhe ka ngritur zërin me kritika.

"Lexohet pyetja dhe pastaj përgjigjja. Jo të lexohet një pyetje hajde pastaj, a kupton?" ka bërtitur Berisha dhe pas kësaj Altin Dumani ka ndryshuar mënyrën se si i është referuar pyetjeve të deputetëve të opozitës, duke i lexuar fjalë për fjalë.

Kjo është hera e parë që Berisha dhe Dumani përballen në publik. Kreu i opozitës deri më sot i është referuar me emrin "Altin Troplini" pasi e akuzon se ndihmoi në arratisjen e Elvis Doçit, një trafikant droge pjesë e klanit Troplini.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI