Flash

Drejtësia raporton sot në Kuvend! Mbërrin Altin Dumani

Lapsi.al 27 October 2025
Drejtësia raporton sot në Kuvend! Mbërrin Altin Dumani

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgjasë me orë të tëra, për shkak të raportimeve të një sërë institucionesh të drejtësisë dhe ngritjes së dy komisioneve të posaçme parlamentare. Mësohet se në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe prokurorët Adnand Xholi dhe Klodian Braho.

Në fillim të seancës, deputetët do të votojnë krijimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, për të cilët mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshje mbi përbërjen e balancuar, bashkëkryetarët dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

Pas votimit të komisioneve, seanca do të vijojë me raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë. Në rend të ditës është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të paraqesë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.

Më pas, do të raportojë Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si dhe Artur Metani, kryeinspektor i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Po ashtu, në seancë do të prezantohen edhe raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi është përjashtuar për dy javë pas përplasjes së fundit me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. PD i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve.

Të këshilluara

Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është parë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e kës...

09:43

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthj...

07:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI