Flash

Dumani dhe Çela në Kuvend/ Berisha tregon ‘prapaskenat’: Duan të kyçin parlamentin

Lapsi.al 27 October 2025
Dumani dhe Çela në Kuvend/ Berisha tregon ‘prapaskenat’:

Kreu i PD-së, Sali Berisha theksoi se ka një skenar për mbylljen e Kuvendit, teksa sot raportojnë Altin Dumani dhe Olsjan Çela. Ai tha për gazetarët se këta të fundit janë në kompromis krimi me maxhorancën.

“Taulant Bego Yaris hoqi maskën dhe u tha shqiptarëve se do bëjë një takim me dy kryetarët e grupeve, të cilëve u ofroi si alternativë ose të pranoni të hiqni dorë nga pyetjet me gojë ose do votohen pa lexim të raporteve dhe të pyetjeve të drejtuesve të institucioneve të drejtësisë? Çfarë ka në këtë propozim? Në këtë propozim ka skenarin e kyçjes së parlamentit.

Nuk ka opozitë në botë që mund të pranojë të bëjë një pazar të tillë. Në qoftë se ti do t’i vësh kyçin, vërja që nesër. Opozita nuk heq dorë nga e drejta e saj kushtetuese për pyetje, e cila është absolutisht në çdo sallë parlamentare të botës edhe me shkrim, edhe me gojë. Në vitin 2023 dhe 2024, pyetjet kanë qenë me gojë që të gjitha. Përpara nuk ka pasur institucione drejtësie siç janë sot. Pra, këta kërkojnë të bëjnë një interpretim që u leverdis sepse janë në një kompromis krimi me ata që kanë ardhur të raportojnë. Nuk kanë këta interes që të raportojnë ndaj gjejnë një pretekst se si t’i imponohemi opozitës që të mbyllim parlamentin. Besoj se është e qartë se opozitës nuk mund t’i imponohesh kurrë. Gogo është Nesti Angoni. Ai për mos të çuar në Prokurori Taulant Ballën me dosjen 26, bëri një dosje tjetër 26/1. Skam asgjë personale me Altin Dumanin, e kam hallin e qytetarëve. Nëse kërkoj të bëhen pyetje, kërkoj interesat e qytetarëve.”, tha ai.

Ndërkohë, Berisha tha se do të ketë protesta të fuqishme. “Rama tha për Belindën që i kam kërkuar dorëheqje. Unë kam kërkuar për Vengun dorëheqje, ndaj mos i hipni më shumë Belindës. Do të ketë protesta të fuqishme, padyshim.”, tha ai.

Të këshilluara

Bledion Nallbati paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati, është parë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e kës...

09:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI