Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Familja e Britney Spears në panik: “Po humb kontrollin”

Lapsi.al 27 October 2025
Familja e Britney Spears në panik: “Po humb kontrollin”

Familja e Britney Spears është thellësisht e shqetësuar për këngëtaren, pasi ajo u pa duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme pas një nate jashtë me një shoqe, në Thousand Oaks, Kaliforni.

Sipas Daily Mail, familja është “e tmerruar” se Spears po humb kontrollin, duke krahasuar sjelljen e saj të fundit me periudhën e errët të vitit 2007 – kur ajo përjetoi një krizë nervore, rruajti kokën dhe humbi kujdestarinë e djemve të saj me Kevin Federline.

“Ka shumë shqetësim. Të gjithë duan më të mirën për të, por ajo po bën zgjedhje të këqija,” – tha një burim për mediat. – “Është e frikshme. Po diskutohet si mund ta mbrojmë nga vetja.”

Burime të afërta me familjen madje kanë sugjeruar se Britney mund të rikthehet nën kujdestari, ndonëse kujdestarua e saj 13-vjeçare, që mbahej pjesërisht nga babai Jamie Spears, përfundoi në vitin 2021 pas presionit publik nga lëvizja #FreeBritney.

“Herën e fundit që Jamie ndërhyri, e bënë armikun publik nr. 1,” – tha një burim tjetër. – “U tha se donte vetëm paratë e saj, gjë që nuk ishte e vërtetë. Tani të gjithë pyesin: a duhet dikush të ndërhyjë sërish?”

Spears është sërish në qendër të mediave edhe për shkak të librit autobiografik të ish-bashkëshortit Kevin Federline, “You Thought You Knew”, ku ai bën akuza të rënda ndaj saj — mes tyre, përdorim droge gjatë periudhës së mëmësisë dhe deklarata tronditëse për fëmijët e tyre.

Një zëdhënës i Spears e ka quajtur librin “përpjekje për të përfituar nga emri i saj”, duke shtuar se këngëtarja kujdeset vetëm për mirëqenien e djemve të saj.

Kohët e fundit, Spears ka bërë edhe deklarata shqetësuese në rrjetet sociale, duke pohuar se ka pësuar “dëmtim në tru” nga mënyra si ishte kontrolluar për vite me radhë gjatë periudhës së kujdestarisë.

“Më janë prerë krahët, më është marrë liria… por jam e bekuar që jam ende gjallë,” – ka shkruar ajo.

 

Të këshilluara

Lily Allen akuzon David Harbour për tradhti

Lily Allen ka tronditur publikun me albumin e saj të ri, “West End Girl”, ku me tekste  plot nënkuptime, duket se akuzon ish-bashkëshortin e saj, aktorin e “Str...

20:28

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI