Flash

Frida Krifca në hetim?/ Dumani: Kushtëzohemi nga autoritetet e huaja

Lapsi.al 27 October 2025
Frida Krifca në hetim?/ Dumani: Kushtëzohemi nga autoritetet e huaja

Gjatë seancës së raportimit në parlament, kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për hetimet për vjedhjen e fondeve IPARD të BE-së.

Dumani u pyet nga demokratja Elda Hoti se pse nuk hetohet ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e dyshuar për keqpërdorimin e fondeve IPARD.

Dumani theksoi se SPAK heton çdo zyrtar që shpërdoron detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme.

"Të garantoj që do hetohet çdo person që dyshohet se gjatë detyrës ka kryer veprime të kundërligjshme. Kushtëzohemi nga veprimet e autoriteteve të huaja.

Ky është një vlerësim i juaji, jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson nga cili kamp politik.

Lidhur me IPARD, jemi në fazën e hetimeve paraprake" - u shpreh Dumani.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI