Flash

Itali/ Vëllai i mitur gjen pa jetë 19-vjeçarin shqiptar në dhomën e gjumit

Lapsi.al 27 October 2025
Itali/ Vëllai i mitur gjen pa jetë 19-vjeçarin shqiptar në

Një ngjarje tragjike është shënuar në një familje shqiptare në Itali, pas gjetjes pa jetë në shtëpi të djalit të tyre 19 vjeç.

Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si Flavio Saraçi. Trupi i pajetë u zbulua nga vëllai i tij 10-vjeçar, i cili e pa të rrëzuar në dhomën e tij të gjumit dhe nuk mundi ta shpëtonte. Raporti mjekësor dëshmon për një arrest kardiak.

Flavio Saraçi studionte në Institutin Pacini dhe me sa duket nuk kishte probleme shëndetësore. Ai merrej me sporte dhe kishte qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kryetari i bashkisë së Serravalle, aty ku familja shqiptare jetonte, ka shprehur keqardhje dhe i ka ngushëlluar ata për humbjen parakohe të djalit të tyre.

“Një tjetër i ri nga komuniteti ynë u nda nga jeta. Pyes veten pse Zoti ynë vendosi t’i dërgojë të rinjtë tanë në parajsë, duke e ditur se po lënë pas prindërit, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i duan me dhimbjen më të thellë. Pyes veten pse jetë të reja, me një jetë plot ëndrra, shpresa dhe dashuri përpara tyre, po shkatërrohen në një moshë kaq të re. Bashkohem me hidhërimin e prindërve”, u shpreh ai.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthj...

07:24

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI