Flash

Kayode MVP në Premier, fjalimi në dhomat e zhveshjes: “Më falni për anglishten time”

Lapsi.al 27 October 2025
Kayode MVP në Premier, fjalimi në dhomat e zhveshjes: “Më
Mund t’u kërkosh falje shokëve të tu edhe kur je më i miri në fushë? Mesa duket po, fjala është për Michael Kayode. Mbrojtësi i Brentford mori çmimin në dhomat e zhveshjes menjëherë pas fitores ndaj Liverpool. I nxitur nga grupi që të çohej e të fliste, ai e nisi duke u justifikuar: “Do të bëj më të mirën time, por anglishtja ime nuk është perfekte”.

Brentford mundi 3-2 Liverpool: Kayode superyll

Ish-lojtari i Fiorentinës u vlerësua në fund të sfidës që Brentford fitoi 3-2 ndaj Liverpool. Sapo u rikthye në dhomat e zhveshjes, mori statujën klasike të Premier League nga trajneri Keith Andrews. Për Brentford jo vetëm tre pikë të rëndësishme për t’u ngjitur në renditje, por edhe fitorja e dytë radhazi pas suksesit 2-0 kundër West Ham. Edhe pa gol apo asist, Kayode diti të shkëlqejë kundër Liverpool. Në krahun e tij ai pati përballë fillimisht Gakpo, pastaj një fytyrë të njohur të Serie A, Federico Chiesa. Por nuk ishte protagonist vetëm në fushë: edhe mes shokëve mbajti një fjalim prej lideri që fsheh moshën e tij të vërtetë – italiani është vetëm 21 vjeç.

Kayode dhe fjalimi për shokët e Brentford

Në videon e ndarë në rrjetet sociale nga Brentford, shihet Kayode i ulur mes ndenjëseve të dhomës së zhveshjes. Pikërisht Andrews, trajneri i skuadrës, i dorëzon statujën e verdhë klasike që vërteton paraqitjen si “njeriu i ndeshjes”. I turpëruar, përpiqet të qëndrojë në hije, por shokët e nxisin të mbajë një fjalim, të cilin italiani e nis kështu: “Do të bëj më të mirën time, por anglishtja ime nuk është perfekte”. “Ne po bëjmë diçka fantastike dhe dua t’ju falënderoj të gjithëve për këtë. Lojtarët, stafin, të gjithë brenda klubit,” vazhdon ish-lojtari i Fiorentinës. Një fjalim prej lideri të ri që i motivon të gjithë të vazhdojnë mbi valën e entuziazmit të këtyre dy rezultateve pozitive. Rezultate që e kanë çuar skuadrën në vendin e njëmbëdhjetë në Premier League, vetëm tre pikë larg zonës europiane: “Unë ëndërroj, ashtu si besoj se bëni edhe ju, dhe mund të bëjmë një sezon fantastik, kështu që faleminderit të gjithëve.” Një buzëqeshje tjetër, pastaj kthehet në vendin e tij, i përmbajtur dhe i rezervuar, ashtu siç do të pritej nga një lojtar i moshës së tij, që ka ardhur vetëm një vit më parë në klubin e ri.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI