Flash

Pas arrestit në shtëpi, Berisha përballet sot në Kuvend me Altin Dumanin

Lapsi.al 27 October 2025
Pas arrestit në shtëpi, Berisha përballet sot në Kuvend me

Seanca e Kuvendit që pritet të jetë maratonë sot, ku do të raportojnë krerët e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë në Kuvend, duke nisur me Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK e në vijim me ILD, KLP e KLGJ, do të ketë edhe një përballje unike.

Në këtë seancë, Sali Berisha do të përballet me Altin Dumanin, hera e parë që kur SPAK nisi hetimet për aferën Partizani dhe kërkoi masë sigurie ndaj tij. Në raportimin e një viti më parë të Dumanit në Kuvend, Berisha ishte në arrest shtëpie.

PS e PD debatuan për mbi dy orë me radhë për mënyrën se si do të zhvillohej seanca e sotme në Kuvend.

PD këmbëngulte që pyetjet që kanë depozituar me shkrim, t’i lexonin edhe në sallë. Por, mazhoranca refuzonte duke thënë se i kanë depozituar dhe nuk është e nevojshme. Pasi seanca u mbajt peng për disa orë, PS dhe PD u dakordësuan që pyetjet do t’i lexojnë vetë krerët e institucioneve të drejtësisë dhe më pas çdo deputet që ka adresuar pyetje ka të drejtë dy minuta kohë që të replikojë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI