Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pas “fitores publicitare”, Tërmet Peçi vjen me “linçimin" e garave sportive

Lapsi.al 27 October 2025
Pas “fitores publicitare”, Tërmet Peçi vjen me

Termet Peçi, mjeshtri i lapsuseve me diplomë partie, ka shpallur me krenari se gara “Vjosa Wild River Ultra Trail” u linçua nga Bashkia e Tepelenës. Po, po! Termeti ka dashur të thotë se gara u "lançua", që gjithsesi do të ishte fjalë e huaj, por ka shkruar u "linçua", duke pohuar se Bashkia e ka vrarë, djegur apo keqtrajtuar garën e të rinjve në Tepelenë.

[caption id="attachment_1038952" align="alignnone" width="1396"] Statusi i Tërmet Peçit në rrjetet sociale, për garën që u linçua[/caption]

Nuk është hera e parë që "rilindasi" i Edi Ramës, Tërmet Peçi dallon me gafa të tilla gjuhësore. Para ca kohësh, në vend se t'i premtonte "komandantit" një fitore plebishitare, i dha fjalën për një fitore "publicitare".

Me deputetë të tillë, gjuha shqipe do t'ia mbathë larg, njësoj siç kanë bërë 500 mijë shqiptarë gjatë qeverisjes së Rilindjes së Edi Ramës.

E vërteta është se zoti Peçi nuk ka faj. Në skuadrën e Edi Ramës, gafat dhe padituria konsiderohen aftësi për të marrë pëlqime dhe klikime në Facebook. Ndaj, s'kanë faj humoristët profesionistë që po braktisin profesionin dhe po i futen politikës. Se si mund t'i konkurosh budallallëqet që shkruhen në statuset e Rilindjes?!

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI