Flash

Prokurori Dritan Prençi e pret në SPAK/ Balluku nxjerr filmimet nga Rumania

Lapsi.al 27 October 2025
Prokurori Dritan Prençi e pret në SPAK/ Balluku nxjerr filmimet nga

Ndërsa këtë të hënën e prisnin në SPAK për ta marrë në pyetje në lidhje me disa fakte kompromentuese që kanë dalë nga celulari i ish-vartësit të saj të burgosur Ervis Berberi, numri dy i qeverisë, Belinda Balluku del se është në Rumani për një takim informues me homologët e saj të Bashkimit Europian.

Në një video që ka shpërndarë në rrjetet sociale, Balluku thotë se në veçanti informoi ministrin e energjisë të Rumanisë për situatën energjitike në Shqipëri, për faktin se 10% i prodhojmë me fotovoltaikë dhe 90% e kemi energji hidrike.

Në fakt, ajo që i intereson shqiptarëve në këto momente është se çfarë do të bëjë zv.kryeministrja në raport me drejtësinë? A do të pranojë hetimin? Si do t'i përgjigjet fakteve që do t'i vënë përballë prokurorët? Nëse do të japë dorëheqjen apo do të qëndrojë në detyrë, pavarësisht akuzës që i ngre SPAK? Mbetet ende për t'u zbuluar nëse Balluku ka kërkuar një datë tjetër më të përshtatshme për t'u paraqitur në SPAK apo e ka sfiduar prokurorin e çështjes, Dritan Prençi duke mos i dhënë asnjë shpjegim për mungesën e saj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI