Flash

PS dhe PD gjejnë gjuhën, bashkojnë votat për komisionet e reformave

Lapsi.al 27 October 2025
PS dhe PD gjejnë gjuhën, bashkojnë votat për komisionet e

Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje.

Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë nga partitë e reja parlamentare votuan kundër; Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga Partia Mundësia dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Konsensusit i paraprinë negociata jashtë syve të publikut mes dy partive të mëdha dhe formula përfundimtare e pjesëmarrjes në komisione u ndryshua nga formula e propozuar në projektvendimin fillestar; duke përfshitë në komision edhe partitë me mbi 2 deputetë, që nënkupton nga 1 anëtar për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë Mundësia.

Por, kryetari i “Mundësisë”, Agron Shehaj e kundërshtoi ngritjen e komisionit si një pazar mes dy partive të mëdha dhe si një tentativë “për të vrarë partitë e reja”.

“Keni vetëm një qëllim; pasi keni vjedhur së bashku për 35 vjet do të vazhdoni të vidhni së bashku, ky do të jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm,” tha Shehaj.

Edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, akuzoi dy partitë e mëdha se i kishin përjashtuar nga e drejta e votës. “Kjo tregon dëmin që pritet t’u bëhet partive të vogla,” tha Muçi në Parlament.

Pretendimet e Shehaj dhe Muçit u kundërshtuan nga mazhoranca.

Negociatori i PS-së për ngritjen e komisioneve, Damian Gjiknuri, tha se ishte bërë e pamundura për t’u përfshirë të gjitha partitë, ndërsa shtoi se “vendimet merren me veton dhe votën e dy forcave të mëdha”.

Në vendimet për ngritjen e dy komisioneve parashikohet një afat pune prej 9 muajsh me qëllim ndryshime ligjore që do të bëjnë të mundur një reformë të re zgjedhore dhe një reformë të re territoriale.

Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore ka si objektiv qëllimet e vjetra që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore dhe parlamentare, ndër të cilat një ligj për financimin e partive politike.

Ndërsa Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe.  Në komisionin e ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj. / Birn

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI