Flash

Rama në Arabi (Fotot)/ Nuk udhëton dot pa çarter privat

Lapsi.al 27 October 2025
Rama në Arabi (Fotot)/ Nuk udhëton dot pa çarter privat

Kryeministri i milionerëve e ka të pamundur të udhëtojë me avion linje. Për vizitën e tij të fundit në Arabinë Saudite Edi Rama ka zgjedhur të marrë një çarter. Por nëse këtë herë fluturmrimi nuk do të bëhet në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, me Ismailin e Air Albanias, sërish sjefi i qeverisë ka refuzuar të fluturokë si qytetar i zakonshëm. Mbretëria e Arabisë Saudite i ka nisur një prej avionëve të saj qeveritarë. Kjo dulet qartë nga imazhet e zbritjes në aeroport ku mbi avion shkruhet:« Kingdom of Saudi Arabia / المملكة العربية السعودية ". Aty vihet re dhe stema e mbretërisë (një palmë mbi dy shpata të kryqëzuara) që vendoset zakonisht në pjesën e pasme të avionit (te bishti).

Polemikat për udhetimet e Ramës me avion privat vijojnë prej vitedh. Nga arratia ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj thoshte se një orë fluturim e shefit të qeverisë i kushton taksapaguesve jo më pak se 15 mijë euro. Opozita denoncon mbi 22 milionë euroe të shpenzuara në ajër midis viteve 2013-2022?

Absurdi/ Me çarter kanë fluturuar Non-Grata, spiuni, dhe gazetarët kazan

Kur plasi polemika e udhtimeve të luksit, pasi dolën hakerimet e të dhënave të TIMS nga iranianët, të cilat tregonin edhe llojin e mjetit me të cilin kishte udhëtuar kryeministri, u faktua se ai kishte përdorur plot 137 herë avionin privat. Në vend që të jepte llogari dhe të bënte transparencë, Rama u fut në një spirale alibish që ranë njëra pas tjetrës. Fillimisht ai mohoi shifrat, pastaj tha se kishte një kontatë promoicionale, vijoji më tej duke thënë se ai shërbente si mascot për promovimin e Air Albanias. Ai herë pas here është kujdesur të aktrojë edhe ndonje foto me avion linje, por ato i përgënjeshtrojnë fotot e fundit, ato kur ai përdor avionin e palës pritëse. Sepse në thelb ai nuk udhëton dot më si gjithë të tjerët.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI