Flash

Xhafaj: Përdorimi i medias për të nxjerrë sekretet hetimore i papranueshëm

Lapsi.al 27 October 2025
Xhafaj: Përdorimi i medias për të nxjerrë sekretet hetimore

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj me tone kritike adresoi disa prej problemeve me të cilat po përballet sot drejtësia. Deputeti Xhafaj tha se krijimi i SPAK dhe GJKKO i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë, duke theksuar se tashmë askush nuk është mbi ligjin.

“Askush nuk është mbi ligjin dhe se rëndësia e pavarësisë së institucioneve është absolute pavarësisht fuqisë politike, nga ana tjetër ato janë edhe dëshmi të integritetit dhe profesionalizmit, në hetimin dhe gjykim penal. Prokuroria ka evoluar drejt një modeli modern të pavarësisë së prokurorit. Krijimi i SPAK dhe GJKKO ka qenë hap vendimtar duke ndryshuar kulturën e pandëshkueshme risë dhe barazisë para ligjit”, tha Xhafaj.

Xhafaj tha se duhet forcuar statusi profesional i prokurorëve.

“Te ky raport bëhet e dallueshme mënyra se si e shohim dhe si duam ti kemi këto institucione. Kam një respekt të veçantë për punën e prokurorëve tanë që përballen me ngarkesë e kushte të vështira infrastrukture dhe presione. Janë në vijën e parë të përballjes me krimin, presionin dhe ndaj që në momentet e para të hartimit të reformës, kam mbështetur me forcë, për forcimin e statusit të tyre profesional, garanci për pavarësinë, karrierën dhe mbrojtjen e integritet institucional”, theksoi Xhafaj.

Kritika ka edhe për sekretet hetimore që rrjedhin në media, duke thënë se kjo tashmë është e papranueshme.

“Përdorimi i medias për të nxjerrë sekret hetimor është i papranueshëm. Gjyqtari dhe prokurori duhet ti shërbejnë institucionit publik përmes ligjit dhe jo karrierës personale. Jemi pak të vonuar, duhet ndërhyrje përmes mekanizmave ligjor ose me propozime të reja ligjore”, vijoi Xhafaj.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI