Flash

Autori i krimit te Komuna e Parisit: "E vrava se më bullizonte"

Lapsi.al 28 October 2025
Autori i krimit te Komuna e Parisit: "E vrava se më bullizonte"

41 vjeçari Indrit Ismaillari është viktima e vrasjes në lokalin “City Lounge” në zonën e 'Komunës së Parisit.

Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.

Vrasja ka ndodhur në mes të lokalit ne sy të shumë klientëve. Sipas tyre autori e ka goditur me thikë në qafë viktimën duke i shkaktuar vdekjen. Kanë ndërhyrë dhe stafi i lokalit që kanë neutralizuar autorin, pasi nuk e ndalonte sulmin ndaj viktimës.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI