Flash

Bolivi/ Shoferi i autobusit humb kontrollin, bie në humnerë/ Humbin jetën 16 persona

Lapsi.al 28 October 2025
Bolivi/ Shoferi i autobusit humb kontrollin, bie në humnerë/ Humbin

Të paktën 16 persona humbën jetën dhe 36 të tjerë u plagosën kur një autobus me të cilin po udhëtonin u rrëzua nga një shkëmb 300 metra i lartë në Bolivinë qendrore, tha policia. Aksidenti ndodhi të hënën në Morochata, departamenti i Cochabamba-s, në juglindje të kryeqytetit La Paz.

Sipas kreut të policisë së trafikut, Omar Segada, "aksidenti ndodhi kur shoferi humbi kontrollin e automjetit, duke bërë që autobusi të binte nga shkëmbi, duke vrarë 16 persona dhe duke plagosur 36 të tjerë".

Sipas raportimeve të mediave boliviane, shoferi 23-vjeçar i autobusit mbijetoi, u arrestua dhe po merret në pyetje.

Rreth 1,400 njerëz vdesin çdo vit në aksidente trafiku në Bolivi, sipas Ministrisë së Brendshme. Në mars, 37 persona u vranë kur dy autobusë u përplasën në Potosi, në pjesën jugore të vendit të Andeve.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike kryesisht në pjesën e parë të ditës. Moti parashikohet me alternime vranësiras...

07:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI