Flash

Bylis, me 10 lojtarë për 80 minuta, mposht Vorën: një autogol fundos Bellain

Lapsi.al 28 October 2025
Bylis, me 10 lojtarë për 80 minuta, mposht Vorën: një

Bylis ka reaguar pas humbjes me Elbasanin dhe e mbyll fazën e parë të Abissnet Superiore me fitoren 2-1 në Ballsh kundër Vorës. Në javën e nëntë të Superiores, ekipi i drejtuar nga Mirel Josa luajti pothuaj gjatë gjithë ndeshjes me 10 lojtarë pas përjashtimit të Abazaj. Edhe në inferioritet Bylis tregoi personalitet, duke rrëmbyer fitoren me golat e Ëallisson dhe gabimin e portierit Ruçi, që shkaktoi autogol.

[video width="738" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/6900c4ae3fdc7.mp4"][/video]

Bylis dukej se do të vendoste diktatin në fushë, por gjërat u komplikuan në minutën e 17’, kur Abazaj gaboi kontrollin dhe pastaj pengoi Karricën të lëshuar drejt portës. Karton i kuq si lojtar i fundit nga arbitri Ditmar Grimci, por ballshiotët nuk e ulën ritmin dhe gjetën avantazhin me Ëallisson. “Me 10 lojtarë dhe luajtëm njëfarë futbolli – tha Mirel Josa -. Unë isha i kënaqur, pavarësisht se shënuam, edhe me barazimin. Në momentin që skuadra mbeti me 10 lojtarë. Pjesa e dytë për mendimin tim, e pësuam golin në moment shumë të keq për ne. Nuk markuam ashtu si duhet nga topi që erdhi nga krahët. Mund të them që loja mund të kishte shkuar edhe ndryshe”.

[video width="880" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/6900d3590c192.mp4"][/video]

Lexo më tej: Elbasani, fitore mes polemikash: dy të përjshtuar e VAR, Bylis bie në “Elbasan Arena”

Barazimi i Vorës erdhi në minutën e 57’ nga Karrica. Arbitri anësor sinjalizoi për pozicion jashtë loje fillimisht, por VAR ndërhyri që goli të ishte i rregullt. “Nuk jam fare i kënaqur sot – theksoi Arjan Bellai -, besoj se ndeshja u humb, domethënë e humbëm qejfin e dëshirën duke u kënaqur në anën psikologjike nga kartoni i kuq. Aty besoj ajo dëshira që ta bëj unë, të shënoj unë, bëri të mos shkojmë shpesh, nuk ishim të saktë në goditje standarte. Kjo erdhi si rezultat edhe me mungesat që kemi, edhe me dëmtimet që vijnë një herë njëri e një herë tjetri”.

[video width="754" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/10/6900dafdc3d7e.mp4"][/video]

Duket se humbja ndaj Elbasanit i bëri mirë Bylis, që rikthehet te suksesi në minutën e 78’, falë një autogoli të portierit të Vorës Shkëlzen Ruçi: i pafat ai, pasi topi u përplas në trupin e tij dhe shkoi në rrjetë. Me këtë fitore Bylis shkon në kuotën e 9 pikëve, vendi i 7-të, kurse Vora ka 1 pikë më shumë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI