Flash

Detaje nga romanca e Katy Perry dhe Justin Trudeau

Lapsi.al 28 October 2025
Detaje nga romanca e Katy Perry dhe Justin Trudeau

Vetëm pak ditë pasi u fotografuan duke ecur dorë për dore në rrugët e Parisit, një burim nga politika kanadeze i tha revistës PEOPLE se lidhja mes Katy Perry dhe Justin Trudeau “është mjaft serioze dhe po ecën në atë drejtim”.

“Ata janë shumë të lidhur dhe po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku,” shtoi i njëjti burim. Thashethemet për romancën nisën në korrik, kur këngëtarja 41-vjeçare dhe Trudeau, 53, u panë në një darkë intime në Montreal.

Më pas, në fillim të tetorit, ata u fotografuan duke u puthur në një jaht në brigjet e Santa Barbarës, ndërsa së fundmi festuan ditëlindjen e Katy në Paris, më 25 tetor.

Çifti u pa duke buzëqeshur dhe shtrënguar duart teksa hynin në kabarenë ikonike Crazy Horse Paris, ku, sipas dëshmitarëve, “nuk e ndanin dot shikimin nga njëri-tjetri”.

Një burim tjetër i afërt me këngëtaren i tha PEOPLE më 27 tetor se, ndonëse Perry është aktualisht në mes të turneut të saj botëror “Lifetimes World Tour”, Trudeau “ka bërë përpjekje të mëdha për ta takuar kudo që ajo ndodhet”.

“Katy është e mahnitur nga përkushtimi i tij,” shtoi burimi. “Ai i tregon vazhdimisht që kujdeset dhe që e vlerëson shumë lidhjen e tyre — dhe ajo ndjehet e lumtur, në një fazë të re të jetës.”

Një tjetër burim tha se “Katy nuk e priste të dashurohej kaq shpejt, por Justin i plotëson të gjitha kriteret – është i sjellshëm, me humor dhe e respekton.”

Kjo është lidhja e parë publike e Perry-t pas ndarjes nga Orlando Bloom, me të cilin kishte një marrëdhënie nëntëvjeçare dhe një vajzë pesëvjeçare, Daisy. Dyshja i dhanë fund fejesës në qershor 2025. Nga ana tjetër, Trudeau është ndarë nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë. Ata kanë tre fëmijë së bashku.

 

Të këshilluara

Britney Spears reagon pas videos virale

Pas publikimit të një videoje ku shihet duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, Britney Spears është përpjekur të sqarojë situatën përmes një postimi në ...

20:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI