Flash

Elon Musk lançon enciklopedinë e parë të ndërtuar nga AI

Lapsi.al 28 October 2025
Elon Musk lançon enciklopedinë e parë të ndërtuar nga

Elon Musk ka lançuar një platformë të re online, që synon të rivalizojë Wikipedia-n – por këtë herë, me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Të hënën, më 27 tetor, 54-vjeçari prezantoi Grokipedia, një enciklopedi dixhitale e krijuar dhe menaxhuar plotësisht nga AI. Faqja është produkt i kompanisë së tij të inteligjencës artificiale xAI, e themeluar në vitin 2023, e cila gjithashtu qëndron pas asistentit “Grok” – fakt-kontrolluesi që përdoret në platformën e tij sociale X (ish-Twitter).

Sipas përshkrimit zyrtar, Grokipedia është “një enciklopedi online e fuqizuar nga AI, e dizajnuar si një alternativë më e vërtetë ndaj Wikipedia-s”.

Musk e ka kritikuar shpesh Wikipedia-n, duke e quajtur “tepër ‘woke’” dhe madje ka ironizuar se duhet të quhet “Wokipedia”.

“Po ndërtojmë Grokipedia në xAI. Do të jetë një përmirësim masiv krahasuar me Wikipedia,” shkroi Musk në platformën X më 30 shtator. “Kjo është një hap i nevojshëm drejt qëllimit të xAI – të kuptojmë universin.”

Aktualisht, Grokipedia përmban mbi 880 mijë artikuj, ndërsa Wikipedia ka mbi 7 milionë vetëm në anglisht. Ndryshe nga Wikipedia, artikujt e Grokipedia-s nuk shkruhen nga njerëz, por gjenerohen plotësisht nga inteligjenca artificiale, me burime të shumta dhe verifikim nga sistemi Grok. Megjithatë, përdoruesit mund të raportojnë pasaktësi nëse hasin informacion të gabuar.

Që në nisje, projekti është përballur me kritika. Mediat si NBC News dhe The New York Times raportuan se disa artikuj të Grokipedia-s janë kopje të drejtpërdrejta të përmbajtjes së Wikipedia-s, duke përfshirë edhe një shënim që pranon se “përmbajtja është përshtatur nga Wikipedia nën licencën Creative Commons.”

Musk reagoi në X duke thënë se “çështjet do të rregullohen deri në fund të vitit.”

Gjithashtu, faqja u rrëzua menjëherë pas lançimit, ndërsa Fox News raportoi se publikimi ishte shtyrë për një javë për shkak të problemeve teknike.

Në të njëjtën kohë, Wikimedia Foundation – organizata jofitimprurëse që menaxhon Wikipedia-n – publikoi një mesazh të fortë në faqen kryesore të saj:

“Pas gati 25 vitesh, Wikipedia mbetet interneti që na ishte premtuar – i ndërtuar nga njerëzit, jo nga makinat. Nuk është e përsosur, por nuk është këtu për të shtyrë një pikëpamje të caktuar. Është në pronësi të një organizate jofitimprurëse, jo të një miliarderi apo gjigandi teknologjik.”

 

Të këshilluara

Britney Spears reagon pas videos virale

Pas publikimit të një videoje ku shihet duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, Britney Spears është përpjekur të sqarojë situatën përmes një postimi në ...

20:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI