Flash

Aksident i trefishtë në Shkozet

Një aksident i rëndë rrugor me përfshirjen e tre automjeteve ka ndodhur në aksin hyrës të autostradës në Durrë...

20:13

Jennifer Lawrence tregon periudhën e vështirë pas lindjes

Lapsi.al 28 October 2025
Jennifer Lawrence tregon periudhën e vështirë pas lindjes

Jennifer Lawrence ka folur së fundmi për një nga periudhat më të ndjeshme të jetës së saj, pas lindjes së fëmijës së dytë.

Në një intervistë për The New Yorker, ajo rrëfeu se ka kaluar një fazë të thellë ankthi dhe pasigurie që e shoqëroi gjatë ditëve të para të mëmësisë.

Lawrence zbuloi se ndonjëherë e përjetonte aq fort stresin, sa çdo moment gjumi i foshnjës e kthente në një ankth të ri

“Sa herë që flinte, mendoja se kishte vdekur,” – u shpreh ajo.

Aktorja pranoi se shpesh ndjente faj dhe dyshim ndaj vetes, duke menduar se nuk po arrinte të ishte një nënë e mirë.

“Mendova se ai qante sepse nuk i pëlqente jeta, ose unë. Isha e bindur se do t’i shkatërroja fëmijët e mi,”- shtoi aktorja.

Kjo periudhë, siç tregoi Lawrence, e ndihmoi të kuptojë më mirë përvojën e shumë grave që përballen me depresionin pas lindjes dhe ndjenjat e izolimit që e shoqërojnë.

“Pas lindjes, gjithçka ndryshon. Është një periudhë e pasigurt, e lodhshme, por njëkohësisht të bën më të fortë dhe më të vetëdijshme për veten,” – përfundoi ajo.

Të këshilluara

Britney Spears reagon pas videos virale

Pas publikimit të një videoje ku shihet duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, Britney Spears është përpjekur të sqarojë situatën përmes një postimi në ...

20:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI