Flash

Shteti privat i Ramës, Tërmet Peçi lë nam me gafën e radhës: Aktiviteti u linçua...

Lapsi.al 28 October 2025
Shteti privat i Ramës, Tërmet Peçi lë nam me gafën e

Tërmet Peçi mbetet një nga karikaturat politike të Partisë Socialiste për vite me radhë. Dikur kryetar bashkia për 14 vite në Tepelenë dhe sot deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Peçi mbetet konstant në injorancën e vet.

Në një postim së fundi në rrjetet sociale, deputeti socialist ngatërron fjalën “lançim” me fjalën “linçim”.

Kohë më parë Tërmeti i partisë bëri po një gafë të ngjashme. Në vend të thoshte “fitore plebishitare” ai foli për “fitore publiçitare”.

Megjithatë t’i kërkosh Tërmetit të rregullojë këto gafa mbase është luks i madh po të kesh parasysh se nga ai vjen dhe çfarë përfaqëson. Edhe komenti mbi këto gafa është thjesht për të ilustruar batakun ku ka rënë Edi Rama dhe Partia Socialiste, që gradon personazhe të tilla në funksione kaq të larta si deputet i Kuvendit.

Paramendoni tani, që Tërmeti injorant që nuk bën dot dallimin mes “linçimit” dhe “lançimit” apo “plebishitares” dhe “publiçitares”, është në Parlament dhe bën ligje për qytetarët e për Shqipërinë 2030 në BE. Moj kasolle ku na mblodhe... 

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI