Flash

Skandali në Turqi, 371 arbitra kanë llogari në kompani bastesh: kampionatet në rrezik

Lapsi.al 28 October 2025
Skandali në Turqi, 371 arbitra kanë llogari në kompani bastesh:
Futbolli në Turqi është tronditur nga një tërmet gjyqësor që mund të ketë pasoja shkatërruese. Federata Turke e Futbollit ka hapur një hetim ndaj më shumë se 150 arbitreve, të dyshuar se kanë vënë baste mbi ndeshje të kampionateve të ndryshme kombëtare. Nga 571 gjyqtarë aktivë, plot 371 rezulton të kenë hapur llogari në platforma bastesh dhe 152 prej tyre kanë vendosur realisht baste — mes tyre edhe 7 arbitra dhe 15 asistentë të nivelit të lartë. Sipas asaj që del nga komunikata zyrtare e Federatës, një arbitër i vetëm do të ketë vënë baste mbi më shumë se 18.000 ndeshje, ndërsa dhjetë të tjerë kanë kaluar shifrën 10.000 dhe 42 mbi një mijë. Emrat ende nuk janë bërë publikë, por tensioni në vend është shumë i lartë. Presidenti i Federatës, Haciosmanoglu, ka premtuar veprim të menjëhershëm: “Nga sot, komisioni ynë disiplinor do të nisë procedurat e nevojshme dhe do të zbatojë sanksionet më të përshtatshme. E dimë që futbolli turk ka nevojë për ndryshim. Detyra jonë është ta pastrojmë nga e gjithë ndotja e tij dhe t’i kthejmë vendin që meriton.”

371 arbitra me llogari në kompani bastesh: kampionatet në rrezik

Një skandal që rrezikon të ndalojë kampionatet profesionale, nga Superliga deri në Kategorinë e Tretë, me mundësi pezullimesh të përkohshme të garave. Në ditët në vijim priten vendimet e para disiplinore, dhe nuk përjashtohet pezullimi i përkohshëm i kampionateve, nga Süper Lig deri në Kategorinë e Tretë. Ndërkohë, në rrjetet sociale po përhapet me shpejtësi hashtag-u #TemizFutbol (“Futboll i Pastër”), që është kthyer në simbol të kërkesës për transparencë. Ndërkohë, rikthehen në kujtesë fjalët e teknikut José Mourinho, i cili, kur ishte në pankinën e Fenerbahçe në Turqi, kishte denoncuar një sistem të kalbur: “Një nga problemet e Fenerbahçes është përballja me forcën e sistemit. Është diçka më e fuqishme se cilësia, diçka me të vërtetë e fuqishme.” Sot ato fjalë tingëllojnë si një profeci.

Reagimi i klubeve: “Të bëhen publikë emrat e arbitrave”

Klubet kryesore në Turqi kanë reaguar menjëherë duke kërkuar që “Federata të bëjë publikë në mënyrë transparente emrat e arbitrave që kanë llogari bastesh dhe i përdorin ato aktivisht, ndeshjet mbi të cilat kanë vënë baste dhe llojet e basteve të vendosura.” Kjo është deklarata zyrtare e Besiktas, që është gati të ndjekë rrugë ligjore. Fenerbahçe ka bërë të ditur se “duhet të bëhet e njohur në mënyrë transparente se kush janë arbitrat që janë zbuluar se kanë vënë baste, në cilat gara kanë gjykuar dhe cilat fusha janë prekur nga këto aktivitete. Për të rivendosur besueshmërinë e futbollit turk, është thelbësore që këto informacione të ndahen pa fshehje apo hezitim. Përndryshe, do të jetë e pamundur të rindërtohet besimi i publikut në futboll.” Edhe Galatasaray ka publikuar një deklaratë shumë të ashpër duke theksuar se “fakti që arbitrat, të ngarkuar për të garantuar drejtësinë në fushë, kanë llogari bastesh dhe që disa prej tyre vendosin baste në mënyrë aktive, përbën një goditje të rëndë jo vetëm për etikën sportive, por edhe për vlerat themelore të futbollit turk.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI