Flash

Sydney Sweeney reagon ndaj thashethemeve për rolin e “Bond Girl”

Lapsi.al 28 October 2025
Sydney Sweeney reagon ndaj thashethemeve për rolin e “Bond

Sydney Sweeney, ka reaguar për herë të parë ndaj thashethemeve se është zgjedhur për të luajtur në filmin e ardhshëm të “James Bond”.

Gjatë intervistës për kopertinën e revistës Variety, në edicionin e saj të ri Power of Women, 28-vjeçarja u pyet drejtpërdrejt nëse është e vërtetë që do të jetë “Bond girl” në ribërjen e famshme të 007.

“Nuk mund të them… nuk e di,” tha ajo pas një pauze të gjatë. “Të jem e sinqertë, nuk i ndjek të gjitha këto thashetheme, por gjithmonë kam qenë një fanse e madhe e serisë James Bond. Jam shumë kurioze të shoh se çfarë do të bëjnë me të.”

E pyetur nëse do të pranonte rolin, Sweeney shtoi me humor: “Varet nga skenari. Por besoj se do të argëtohesha më shumë po të luaja James Bond vetë.”

Zërat për përfshirjen e Sweeney-t në filmin e parë të agjentit 007 nga Amazon MGM Studios nisën gjatë verës, kur burime nga The US Sun raportuan se regjisor Denis Villeneuve dhe vetë Jeff Bezos ishin të impresionuar nga aktorja amerikane.

“Sydney është në krye të listës për rolin e Bond girl,” tha një burim në korrik. “Villeneuve e konsideron shumë të talentuar dhe me një joshje që tërheq publikun e ri – diçka thelbësore për ta modernizuar serinë.”

Sipas raportimeve, Sweeney është parë në disa takime me Villeneuve dhe madje ka marrë pjesë në dasmën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia gjatë qershorit.

Nëse do të merrte rolin, ajo do t’i bashkohej listës së aktoreve që kanë luajtur përkrah agjentit 007 — mes tyre Halle Berry, Léa Seydoux dhe Ana de Armas.

 

Të këshilluara

Britney Spears reagon pas videos virale

Pas publikimit të një videoje ku shihet duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, Britney Spears është përpjekur të sqarojë situatën përmes një postimi në ...

20:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI