Flash

"Do arrestoheni në 24 orë"/ Kujdes nga ky e-mail i rremë që mban emrin e Ilir Prodës

Lapsi.al 29 October 2025
"Do arrestoheni në 24 orë"/ Kujdes nga ky e-mail i

Zbardhet e-maili i nisur drejt qytetarëve nga persona ende të paidentifikuar në emër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Në e-mailin e dërguar qytetarëve, shkruhet se në hapësirën e tyre kibernetike janë gjetur disa krime dhe vepra të paligjshme penale të drogës.

Qytetarëve u jepej 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamentin e krimit kibernetik ose për të dërguar një email të menjëhershëm pasues, ose paralajmëron se përndryshe do të bëhet një arrestim i menjëhershëm i personit.

E-maili i dërguar qytetarëve:

Me kërkesë të Drejtorit të Policisë Shtetërore të Shqipërisë, Ilir Proda, dhe Autoritetit të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, po ju kontaktojmë në lidhje me disa krime kibernetike dhe vepra të paligjshme penale të drogës të gjetura brenda hapësirës suaj kibernetike.

Disa agjenci kombëtare dhe ndërkombëtare të zbatimit të krimit kibernetik kanë identifikuar aktivitetet tuaja të paligjshme në internet, të tilla

Pornografia me fëmijë.

Homoseksualiteti.

Pornografia në internet.

Ekzibicionizmi.

Seksi komercial.

Trafikimi i drogës.

Lufta kundër krimit kibernetik udhëhiqet nga agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit, duke përfshirë Byronë Federale të Hetimit (FBI), Policinë Kombëtare të Krimit Kibernetik dhe Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL).

Shënim: Keni 24 orë kohë për t’u paraqitur në selinë e policisë, departamentin e krimit kibernetik ose për të dërguar një email të menjëhershëm pasues, përndryshe do të bëhet një arrestim i menjëhershëm.

JU JENI PARALAJMËRUAR

Ilir Agim Proda

Drejtor i Përgjithshëm

Policia e Shtetit të Shqipërisë

Bulevardi Bajram Curri, Tiranë.

[caption id="attachment_1039614" align="alignnone" width="1545"] e-mail i rremë[/caption]

Në një reagim të saj policia e shtetit sqaroi ka pasur disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

"Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.

Qytetarët duhet të kenë parasysh: se Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit, asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar, qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë. Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Tre diktatorë bien, tri njohje merr Kosova

Armat Matoshi Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria, shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen disa muaj pas rrezimit të regjimit represiv të...

19:53

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI