Flash

Evra shpërthen në video: “Kam mesazh për lojtarët e Juves: duhet të ndiheni si m*t"

Lapsi.al 29 October 2025
Evra shpërthen në video: “Kam mesazh për lojtarët e
Patrice Evra nuk është një person i zakonshëm. Ish-futbollisti francez është rikthyer për të ndier sërish aromën e Allianz Stadium pikërisht ditën kur Tudor u shkarkua. Te Juventus ai ka lënë një copëz zemre, përtej pesë trofeve të fituar dhe finales së Champions të luajtur kundër Barcelonës. Evra, që kur flet nuk kursen asgjë, ka publikuar një mesazh shumë të gjatë në profilin e tij në Instagram, ku ka folur për “Juventusin e tij” — atë të sotmin, që e sheh si tifoz dhe spektator, dhe atë që ka jetuar si lojtar — duke prekur edhe çështjen e gjeneratës së re të futbollistëve.

“Faleminderit Tudor, lojtarët duhet ta kuptojnë”

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Evra mori diplomën si trajner, por nuk ka shumë dëshirë të jetojë futbollin nga brenda. Ai e ndjek Juventusin nga afër dhe foli për shkarkimin e Tudor, të cilin e cilësoi si më pak të fajshëm nga të gjithë: “Faleminderit mister”, sepse fajtorët më të mëdhenj janë lojtarët — francezi e di këtë nga përvoja personale: “Ky është një mesazh për lojtarët, sepse kur e shkarkojnë trajnerin tënd, do të thotë që nuk e ke bërë punën tënde në fushë. Mua më ka ndodhur vetëm një herë, te United, kur u largua Moyes, dhe unë u ndjeva si një m*t.” Më pas ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë me disa lojtarë të Juventus: “Shpresoj që këta lojtarë ta kenë këtë ndjesi, sepse ka lojtarë që janë ende aty dhe janë ndërruar dy ose tre trajnerë.” Fjalë që bien si gurë.

“Problemi është gjenerata e re”

Por futbollistët kanë edhe disa rrethana lehtësuese, sepse futbolli i sotëm është ndryshe nga ai i dikurshëm: “Njerëzit duhet ta kuptojnë që kjo është një gjeneratë e re, gjenerata që unë e quaj ‘TikTok’, ajo që rri në rrjetet sociale. Edhe unë jam në rrjetet sociale. Por, nëse je te Juve, duhet të marrësh përgjegjësi. Problemi është që këto fjalë nuk ndikojnë më te kjo gjeneratë, sepse është një gjeneratë ‘e butë’, pa karakter. Prandaj, të gjithë ish-lojtarët, komentatorët që janë aty dhe thonë ‘duhet të bëjnë kështu’, po ju them një gjë: po humbni kohën.” Pastaj ka shtuar: “Po humbni kohën, sepse ne ishim futbollistë për pasion, për fanellën, për historinë, për të ushqyer familjet tona. Tani kjo gjeneratë luan. Janë atletë, nuk janë më futbollistë, janë atletë. Janë marka, janë ‘rapper’, janë të modës, janë në politikë. Ka shumë shpërqendrim. Prandaj unë nuk jam i ashpër me ta, sepse ne nuk i kishim këto shpërqendrime.”

Juve ka ndryshuar: “Agnelli ishte gjithmonë me ne”

Dhe ka ndryshuar edhe vetë Juventusi, krahasuar me atë që ai gjeti rreth dhjetë vjet më parë, me Allegrin në pankinë dhe Andrea Agnellin në krye: “Futbolli ka ndryshuar, bota ka ndryshuar. Por mua nuk më pëlqejnë justifikimet. Juve ka ndryshuar, ka humbur vlerat, vlerat e vërteta. Në kohën e Andrea Agnellit, më kujtohet hera e parë që luajta ndeshjen në Villa Perosa — ishte një fushë e m*ti — por isha i lumtur sepse më pas shkonim në kështjellën ku jetonte familja Agnelli, aty kishte histori, presidenti ishte gjithmonë me ne, bashkë me Pavelin, Marottën, Paraticin. Sot nuk është më kështu.” Në fund, një mesazh i fundit për lojtarët aktualë të Juventusit: “Kur luan për Juven, duhet të sakrifikosh edhe familjen tënde — kjo është e vërteta.”
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Patrice Evra (@patrice.evra)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI