Flash

Grabiti udhëtarët në një autobus, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani

Lapsi.al 29 October 2025
Grabiti udhëtarët në një autobus, arrestohet i riu shqiptar

Policia gjermane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar. Ai është një nga autorët e vjedhjes së një autobusi udhëtarësh një javë më parë në Gjermani. Mediat gjermane shkruajnë se një autobus po udhëtonte në autostradën e Bavarisë së Poshtme natën, kur tre persona ndaluan automjetin për ta grabitur. Autoritetet thanë se shqiptari është një nga tre personat e përfshirë në grabitje.

Ndërsa, hetimet për dy autorët e tjerë po kryhen me intesitet nga policia gjermane. Pas grabitjes së autobusit, autorët u larguan me makinë. Sipas policisë, ata vodhën para dhe dokumente nga shoferi. Autobus i cili u grabit po vinte nga jashtë vendit. Raportet fillestare të policisë pas incidentit thanë se edhe pasagjerët ishin grabitur. Sipas raporteve të policisë, tre autorët e krimit kishin me vete armë zjarri. Megjithatë, asnjë pasagjer i autobusit nuk u kërcënua dhe as nuk u plagos.

Të këshilluara

Tre diktatorë bien, tri njohje merr Kosova

Armat Matoshi Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria, shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen disa muaj pas rrezimit të regjimit represiv të...

19:53

Siria njohu Kosovën/ Mediat serbe: Skandal!

“Skandal: Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë”. Me këtë titull janë hapur disa nga agjencitë e lajmeve në Serbi. Ato kanë publikuar njoftimin e dhënë nga P...

21:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI