Flash

Jacob Elordi dhe Olivia Jade i japin fund lidhjes

Lapsi.al 29 October 2025
Jacob Elordi dhe Olivia Jade i japin fund lidhjes

Historia e dashurisë mes Jacob Elordi dhe Olivia Jade Giannulli  ka marrë fund.

Një burim për revistën People ka konfirmuar se çifti, i cili u ribashkua për pak kohë në shtator, “nuk do të kthehet më bashkë”. “Është mbyllur plotësisht,” – tha burimi.

Sipas të njëjtit burim, Olivia është më e shqetësuar për ndarjen e prindërve të saj – aktores së “Full House” Lori Loughlin dhe dizajnerit të modës Mossimo Giannulli – të cilët i kanë dhënë fund martesës pas 28 vitesh, sesa për përfundimin e romancës me Elordi.

Elordi dhe Olivia Jade u lidhën për herë të parë në vitin 2021, pasi u panë bashkë në Los Angeles. Pas një marrëdhënieje me ulje-ngritje që zgjati rreth katër vjet, ata u ndanë në gusht të këtij viti, për t’u ribashkuar shkurtimisht në festivalin e filmit në Toronto. Në atë kohë, Olivia e kishte mbështetur aktorin në premierën e filmit të tij të ri horror, “Frankenstein”.

Pas ndarjes, ajo pranoi publikisht se po kalonte “ndryshime të pakëndshme” dhe po ndiqte terapi për t’u përballur me to. Ndërkohë, një mik i familjes ka treguar për Page Six se Olivia dhe motra e saj, Isabella Rose, po mbështesin plotësisht nënën e tyre Lori Loughlin gjatë procesit të ndarjes nga Mossimo Giannulli.

 

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI