Flash

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Paketa fiskale/ Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi

Lapsi.al 29 October 2025
Paketa fiskale/ Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi

Brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar. Aktualisht kjo normë tatimore është 0%.

Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro. Pjesë e ndryshimeve tatimore që do të nisin të zbatohen nga viti 2026 do të jetë edhe paketa për “Paqen fiskale”.

Ministria e Financave ka përcaktuar që të gjitha borxhet e papaguara të para 10-viteve do të fshihen kundrejt pagesës së një përqindjeje të caktuar. Procesi ligjor i fshirjes së detyrimeve do të zbatohet gjatë vitit 2026, thotë Ministria e Financave. Pak javë më parë përmes një informacioni zyrtar nga Drejtoria e Tatimeve, Report TV mësoi se përfitojnë të paktën 213 mijë tatimpagues, që rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara.

Mësohet se janë 355 milionë euro detyrime me vjetërsi mbi 10-vjeçare, të cilat praktikisht do të fshihen përmes kësaj paqeje fiskale, duke i çliruar bizneset nga statusi debitor.

Përfituesit e dytë më të mëdhenj do të jenë ata që kanë borxhe me vjetërsi deri 5-vjeçare. Për këto subjekte parashikohet fshirje e gjobave dhe e kamatave, por pagim i detyrimit. Deri në fund të qershorit, borxhi me këtë vjetërsi ishte 62,9 miliardë lekë ose gati 630 milionë euro, bashkë me kamatëvonesat. Kategoria e tretë janë subjektet me borxhe nga 5-10 vjet. Kush realizon pagesën e detyrimit tatimor (pra të tatimit të papaguar) me 1 këst, merr zbritje 50% për gjobat e kamatat, ndërsa kush i paguan në disa pjesë merr ulje 25%. Borxhet me këtë vjetërsi arrijnë në vlerën 72.7 miliardë lekë ose 727 milionë euro./ Report Tv

Të këshilluara

Siria njeh zyrtarisht Kosovën

Siria, vend në Lindjen e Mesme, bërë shteti i 120-të i cili ka njohur pavarësinë e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se të mërkurën n...

17:43

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI