Flash

PAMJE TË RËNDA/ Policia baziliane në luftë me bandat e Rios, 130 të vrarë dhe kaos

Lapsi.al 29 October 2025
PAMJE TË RËNDA/ Policia baziliane në luftë me bandat e Rios,

Mbi 130 të vrarë, orë të tëra shkëmbimi zjarri, autobusë të djegur të përdorur si barrikada dhe luftë guerile në rrugët e qytetit. Një operacion policor kundër trafikantëve të drogës nga forcat speciale të policisë të quajtura "Comando Vermelho" (Komanda e Kuqe) në favelat Alemao dhe Penha e shndërroi Rio de Janeiron në një fushë beteje të vërtetë, duke shënuar një nga ditët më të dhunshme në historinë e tij të kohëve të fundit.

Guvernatori i Shtetit të Rios, Claudio Castro, e ka përshëndetur operacionin në “X” si një sukses, duke e quajtur atë "operacionin më të madh të këtij lloji në historinë e qytetit". Por

Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva tha se ishte "i tmerruar" nga numri i vdekjeve ndërsa Ministri i Drejtësisë Ricardo Lewandowski raportoi se kreu i shtetit "ishte i befasuar që një operacion i kësaj madhësie ishte organizuar pa informuar qeverinë federale".

Gjatë operacionit, më i madhi për sa i përket numrit të viktimave të kryer ndonjëherë në Brazil u sekuestruan 93 pushkë dhe më shumë se gjysmë ton drogë, sipas një deklarate nga autoritetet lokale, e cila specifikon se viktimat “u bënë rezistencë veprimeve të policisë”.

Kriminelët nga organizatat më e fuqishme kriminale e Rios kanë shkaktuar kaos në të gjithë qytetin, duke nxitur hakmarrje me postblloqe të improvizuara nga veriu në qendrën historike dhe duke u vënë flakën autobusëve për të penguar trafikun. Luftë guerile është zhvilluar nga mijëra anëtarë të grupit që kontrollojnë shumicën e favelave.

Në disa zona, kriminelët u kanë urdhëruar dyqanxhinjtë të ulin qepenat dhe të mbyllin dyert. Shqetësimi po rritet pasi errësira në orët në vijim mund të çojë në aktivitete të mëtejshme kriminale.

Autoritetet bashkiake e kanë ngritur statusin e alarmit në “Nivelin 2” për shkak të kaosit në trafik dhe rreziqeve të sigurisë për banorët. Kryebashkiaku Eduardo Paes tha se Rio "nuk mund dhe nuk do të mbahet peng nga kriminelët që duan të mbjellin frikë në rrugë". Bastisja, në të cilën kanë marrë pjesë mbi 2 500 oficerë që nga mëngjesi i sotëm është ende duke vijuar.

4 nga viktimat janë oficerë policie. Numri i viktimave ka të ngjarë të rritet më tej. Në zonën e prekur nga operacioni banojnë afërsisht 280 000 njerëz. Sipas autoriteteve bashkiake, 45 shkolla janë mbyllur, ndërsa të gjitha klinikat dhe qendrat shëndetësore kanë pezulluar operacionet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tre diktatorë bien, tri njohje merr Kosova

Armat Matoshi Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria, shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen disa muaj pas rrezimit të regjimit represiv të...

19:53

Siria njohu Kosovën/ Mediat serbe: Skandal!

“Skandal: Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë”. Me këtë titull janë hapur disa nga agjencitë e lajmeve në Serbi. Ato kanë publikuar njoftimin e dhënë nga P...

21:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI