Flash

Quentin Tarantino rikthehet pas 30 vitesh në aktrim

Lapsi.al 29 October 2025
Quentin Tarantino rikthehet pas 30 vitesh në aktrim

Regjisori  Quentin Tarantino po rikthehet në botën e aktrimit.

Ai do të shfaqet në filmin “Only What We Carry”, nën regjinë e Jamie Adams, në atë që përshkruhet si projekti i tij më i rëndësishëm në ekranin e madh që nga “From Dusk Till Dawn” (1996).

Drama, e cila është xhiruar në Francë, trajton tema të ndjeshme si dashuria, humbja dhe forcën për të ecur përpara pas momenteve të vështira.

Filmi është cilësuar si një “udhëtim emocional dhe intim”, ku Tarantino luan rolin e John Percy-t, mikut të ngushtë të personazhit kryesor Julian Johns, i interpretuar nga Simon Pegg.

Në kastin e filmit bëjnë pjesë edhe aktorë të njohur si Sofia Boutella, Charlotte Gainsbourg dhe Liam Hellmann, ndërsa këngëtarja e njohur Lizzy McAlpine do të bëjë debutimin e saj të parë në kinemanë artistike.

Ky rikthim i Tarantinos në aktrim vjen pas lajmit se ai ka vendosur të pezullojë projektin e tij të shumëpërfolur “The Movie Critic”, i cili pritej të ishte filmi i dhjetë dhe njëkohësisht i fundit në karrierën e tij si regjisor.

Të këshilluara

Britney Spears reagon pas videos virale

Pas publikimit të një videoje ku shihet duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, Britney Spears është përpjekur të sqarojë situatën përmes një postimi në ...

20:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI