Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Raporti global i sundimit të ligjit: Shqipëria më afër Azisë sesa Europës

Lapsi.al 29 October 2025
Raporti global i sundimit të ligjit: Shqipëria më afër

Raporti më i fundit i World Justice Project për vitin 2025 e përshkruan botën si të zhytur në një “recesion të sundimit të ligjit”. Pothuaj dy të tretat e shteteve kanë përjetuar rënie në respektimin e ligjit, kufizimin e pushtetit qeveritar dhe mbrojtjen e lirive qytetare.

Në shumë vende, përfshirë edhe ato që pretendojnë demokraci funksionale, po vërehet një rritje e autoritarizmit nën maskën e stabilitetit politik. Kontrolli i pushtetit është dobësuar, parlamentet janë kthyer në noterë të qeverive, ndërsa drejtësia po humbet pavarësinë përballë ekzekutivit.

Raporti thekson se “është shumë më e lehtë të shkatërrosh institucionet e drejtësisë sesa t’i ndërtosh ato”, duke nënvizuar faktin se ndërhyrjet politike, korrupsioni dhe mungesa e transparencës po e minojnë themelet e shtetit ligjor kudo, nga Amerika Latine në Europë e deri në Azinë Juglindore.

Në këtë kuadër, Shqipëria nuk është përjashtim: vendi vijon të përkeqësohet dhe sot gjendet më afër vendeve si Vietnami apo Uzbekistani, sesa mesatares europiane.

Shqipëria mbetet një nga vendet me më shumë probleme me korrupsionin dhe sundimin e ligjit në Europë sipas raportit të World Justice Project (WJP) për Indeksin e Sundimit të Ligjit 2025. Teksa e rendit Shqipërinë në vendin e 87-të nga 143 vende gjithsej, raporti nxjerr në pah se përkundër aspiratave për integrim europian, jemi ende shumë larg standardeve të Bashkimit Europian, madje afër vendeve të Azisë së largët apo Afrikës, në aspektin e aftësisë për të ndërtuar institucione të forta dhe të pavarura. Shikoni tabelën më poshtë: [caption id="attachment_1039421" align="alignnone" width="1954"] Screenshot[/caption] Raporti mat sundimin e ligjit në bazë të tetë faktorëve kryesorë: kufizimi i fuqisë së qeverisë, mungesa e korrupsionit, qeverisja e hapur, të drejtat themelore, rendi dhe siguria, zbatimi i rregullave, drejtësia civile dhe drejtësia penale.  Treguesit për kufizimin e pushtetit ekzekutiv nga legjislativi dhe gjyqësori mbeten në nivele të ulëta, ndërsa nivelet e korrupsionit renditen mes kritereve më të këqia. I vetmi vend që renditet më keq se Shqipëria për kriteret e shtetit të së drejtës është Serbia, ku muajt e fundit ka pasur protesta masive dhe përleshje mes studentëve dhe policisë.

Ndërkohë nëse krahasimin e bëjmë me fqinjët, në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjërat nuk janë perfekte, por të paktën disa vende lëvizin përpara më shpejt se ne. Për shembull: Kosova renditet rreth vendit të 59-të, Mali i Zi rreth të 55-tit, ndërsa Maqedonia e Veriut në vend të 64-të. Shqiptarët, me vendin e 87-të, duken prapa edhe me fqinjët rajonalë që po ndërtojnë nstitucione më funksionale./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI