Flash

Sa kushton “Maracanà”: Rio de Janeiro po vlerëson shitjen e simbolit të Brazilit

Lapsi.al 29 October 2025
Sa kushton “Maracanà”: Rio de Janeiro po vlerëson
Imagjinoni të kërkoni për një shtëpi në Rio de Janeiro, hapni një nga shumë faqet për kërkimin e pronave në shitje dhe aty gjeni një copë historie të futbollit – Maracanà. Stadiumi simbol i gjeneratës së artë të Brazilit është përfshirë në listën e ndërtesave që mund të shiten për të lehtësuar problemet fiskale që po rëndojnë shtetin e Rios. Borxhet ndaj qeverisë qendrore dhe kostot e mirëmbajtjes e kanë çuar në këtë vendim. Kush e do futbollin e njeh mitikun Maracanà dhe e di çfarë përfaqëson ajo për një gjeneratë fëmijësh që kanë ëndërruar të luanin aty, qoftë edhe një herë. Skenë e dy finaleve të Kupës së Botës, në vitin 1950 dhe më e fundit në 2014, ajo është rinovuar dhe ristrukturuar disa herë. Herën e fundit pikërisht 11 vjet më parë, në mënyrë që të ishte në formën më të mirë të mundshme për edicionin e Botërorit, që më pas u fitua nga Gjermania. Stadiumi aktualisht është në përdorim dhe brenda tij Flamengo dhe Fluminense zhvillojnë ndeshjet e tyre në shtëpi. Megjithë këtë dhe gjithçka që përfaqëson, Komisioni i Kushtetutës dhe Drejtësisë i Asamblesë Legjislative të Shtetit ka vendosur ta përfshijë impiantin Maracanà në listën e pasurive që mund të shiten për të ulur borxhin me qeverinë qendrore.

Sa kushton Maracanà

Impianti me më shumë se 73 mijë vende është vënë në shitje, mes pakënaqësisë së popullsisë dhe tifozëve të futbollit. Në Brazil sporti përjetohet me pasion të madh, dhe ajo që për shumëkënd mund të duket si një ndërtesë e zakonshme, për banorët e Rios përfaqëson një trashëgimi të vërtetë. Pikërisht për këtë arsye, vlera emocionale nuk ka çmim, por mund të ndikojë në rritjen e vlerësimit të pasurisë. Deri tani vlerësohet se shitja e saj mund të sjellë në arkat e shtetit plot 318 milionë euro. Kostot e larta për tre ristrukturimet që stadiumi ka pësuar, si dhe mirëmbajtja e përditshme – e vlerësuar rreth 160 mijë euro për çdo ndeshje – e kanë shtyrë shtetin e Rios të vendosë ta shesë. Borxhi ndaj qeverisë qendrore është rreth 1.94 miliardë euro, dhe stadiumi, bashkë me pasuritë e tjera të nxjerra në treg, mund t’i shërbejë Rios për të lehtësuar presionin fiskal, por duke rritur pakënaqësinë e popullit që do të shohë veten të privuar nga një simbol kulturor e sportiv.

E ardhmja e Maracanà

Përfshirja në listë është bërë e domosdoshme, siç ka deklaruar deputeti brazilian Rodrigo Amorim për G1 Globo: “Nuk ka kuptim për ne të kemi një katedrale në shkretëtirë që shteti vazhdon ta financojë. O e shesim, ose do ta lëmë në koncesion afatgjatë stadiumin Maracanà; duhet marrë një vendim.” Ndërkohë, në të ardhmen e afërt, stadiumi do të vazhdojë të presë tifozë dhe ngjarje sportive. Që nga viti 2026 do të nisë marrëveshja pesëvjeçare me NFL-në, ligën e futbollit amerikan, e cila do të mund të organizojë deri në tre ndeshje brenda impiantit, një prej të cilave është tashmë e planifikuar për sezonin e ardhshëm. Një mënyrë për të eksportuar futbollin amerikan në Brazil dhe për të fituar tifozë të rinj, duke shfrytëzuar një skenë madhështore si ajo e Maracanà.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI