Flash

Sia mohon akuzat e ish bashkëshortit për drogë

Lapsi.al 29 October 2025
Sia mohon akuzat e ish bashkëshortit për drogë

Sia dhe ish bashkëshorti i saj, Dan Bernard, janë përfshirë në një betejë të ashpër ligjore për kujdestarinë e djalit të tyre njëvjeçar, Somersault.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga TMZ, Bernard — me profesion onkolog — ka kërkuar kujdestarinë e plotë të fëmijës, duke pretenduar se Sia përbën “rrezik serioz dhe të menjëhershëm” për të voglin.

“Sia është një nënë e papërshtatshme dhe e paqëndrueshme, që vuan nga varësia ndaj substancave narkotike, gjë që e bën të paaftë të kujdeset në mënyrë të sigurt për djalin tonë,” ka deklaruar ai para gjykatës. “Unë jam prindi i vetëm i qëndrueshëm dhe i besueshëm — jam mjek, i shëndetshëm dhe pa probleme me ligjin apo varësi.”

Këngëtarja 49-vjeçare, e cila në të kaluarën ka folur hapur për luftën e saj me varësinë, i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke theksuar se prej më shumë se gjashtë muajsh është “e pastër dhe e kthjellët”.

“Përpjekja e Dan-it për të përdorur të kaluarën time kundër meje nuk ka asnjë qëllim të ligjshëm — është thjesht për të më diskredituar,” tha Sia në përgjigjen e saj ligjore.

Ajo gjithashtu ka hedhur akuza të rënda ndaj Bernardit, duke pretenduar se ai ka qenë nën hetim për posedim të materialeve të paligjshme për fëmijë, pas gjetjeve në kompjuterin e tij personal.

“Për këtë arsye, që prej gushtit, ne kishim rënë dakord që Dan të kishte vetëm takime të mbikëqyrura profesionalisht,” ka deklaruar këngëtarja në dokumentet e gjykatës.

Të këshilluara

Chris Evans bëhet baba për herë të parë

Chris Evans dhe bashkëshortja e tij, aktorja portugeze Alba Baptista janë zyrtarisht prindër pasi kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku, konfirmon re...

16:41

Britney Spears reagon pas videos virale

Pas publikimit të një videoje ku shihet duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, Britney Spears është përpjekur të sqarojë situatën përmes një postimi në ...

20:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI