Flash

Siria njohu Kosovën/ Kurti: Marrëdhëniet bilaterale do të fuqizohen

Lapsi.al 29 October 2025
Siria njohu Kosovën/ Kurti: Marrëdhëniet bilaterale do të

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për njohjen e shtetit të Kosovës nga Siria. Kurti falënderon presidenten Vjosa Osmani dhe Mbretërinë e Arabisë Saudite për negociatat për arritjen e njohjes.

Kryeministri Kurti shkruan se qeveria e tij do të angazhohet për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

"Pas Kenias dhe Sudanit, Siria bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën brenda këtij viti. Tre njohje dhe tre partneritete të reja më shumë për vendin tonë.

Për këtë lajm të mirë për shtetin dhe të gjithë qytetarët tanë, i jemi mirënjohës përpjekjeve të suksesshme të Presidentes sonë Vjosa Osmani dhe mbështetjes së Mbretërisë së Arabisë Saudite si shtet mik e partner i Republikës sonë.

Nga sot angazhohemi që lidhjet mes nesh të fuqizohen duke ngritur marrëdhënie bilaterale me interesa të përbashkëta dhe partneritete afatgjatë", shkruan Kurti.

Të këshilluara

Tre diktatorë bien, tri njohje merr Kosova

Armat Matoshi Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Siria, shtatëmbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë, vjen disa muaj pas rrezimit të regjimit represiv të...

19:53

Siria njohu Kosovën/ Mediat serbe: Skandal!

“Skandal: Siria pranoi të ashtuquajturën Kosovë”. Me këtë titull janë hapur disa nga agjencitë e lajmeve në Serbi. Ato kanë publikuar njoftimin e dhënë nga P...

21:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI