Flash

Aksidenti në Vlorë/ "Të ecësh me 200 km/orë dhe i dehur, është vrasje me dashje"

Lapsi.al 30 October 2025
Aksidenti në Vlorë/ "Të ecësh me 200 km/orë dhe i

Daja i 17-vjeçarit Leandro Shametaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik në Vlorë dy ditë më parë, ka bërë dje një deklaratë të fortë për mediat, duke theksuar se ngjarja nuk ishte aksident, por vrasje me dashje.

Në prononcimin e tij për mediat, u shpreh se drejtimi i automjetit me shpejtësi mbi 200 km/orë, në mes të bulevardit dhe në gjendje të dehur, nuk mund të cilësohet si aksident.

Ai shtoi se, ndonëse autori Hajri Bajramaj u la në burg me vendim të Gjykatës së Vlorës, familjarët kërkojnë ashpërsimin e ligjeve dhe dënimin maksimal për autorët e ngjarjeve të tilla tragjike.

“Ne kërkojmë nga drejtësia që, vërtetë ai ka marrë atë çka meriton, por në kërkojmë që të ashpërsohet ky ligj. Nuk ishte një aksident, por për ne është një vrasje me dashje. Në momentin që ecën me 200 km/h në bulevard dhe të rezultosh i dehur, nuk ka fjalë për ne…

Nuk arrijmë dot ta besojmë këtë gjë. Kërkojmë që të ashpërsohet ligji, nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje me dashje”, tha ai.

Të këshilluara

Arta Dade flet për gjendjen e Fatos Nanos

Si një nga figurat e para të Partisë Socialiste, Arta Dade ka qenë pranë Fatos Nanos. Ish-kryeministri i Shqipërisë ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendje...

19:34

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI