Flash

Arrestimi i Metës/ Avokati i Popullit: Mënyra e ndalimit, në kundërshtim me ligjin!

Lapsi.al 30 October 2025
Arrestimi i Metës/ Avokati i Popullit: Mënyra e ndalimit, në

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar në Kuvend se gjatë hetimit të institucionit që ajo drejton janë konstatuar shkelje nga policia në mënyrën se si u krye arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta.

"Kemi gjetur disa shkelje nga policia, në rastin e arrestimit të Metës. Mënyra e ndalimit është bërë në kundërshtim të ligjit, sepse nuk është ruajtur dinjiteti i z.Meta. jo vetëm në rastin e Metës, por për çdo njeri, do të kishte shkelje, nëse do ndalohej në atë mënyrë. Nuk kishte asnjë justifikim nga ana e policisë për përdorimin e forcave speciale." - u shpreh mes të tjerash Ballanca.

Ish-presidenti u arrestua në 21 tetor të vitit të kaluar në një operacion të forcave speciale të urdhëruar dhe të mbikqyrur direkt nga prokurori i SPAK, Altin Dumani. Megjithëse ishte vetë që e urdhëroi dhe e ndoqi operacionin e forcave speciale, disa ditë më parë, Dumani tha në parlament se nuk kishte qenë dakort më këtë operacion.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI