Flash

Berisha: Parlamenti në kolaps, nuk merret vesh çfarë votohet!

Lapsi.al 30 October 2025
Berisha: Parlamenti në kolaps, nuk merret vesh çfarë votohet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzon mazhorancën dhe qeverinë se kanë shndërruar parlamentin në një ‘klub kaosi’, ku mungon çdo rregull dhe respekt për procedurat ligjore. Jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh për mediat se kryetarja e Kuvendit “nuk kupton as çfarë hedh në votim”, ndërsa e akuzoi ministrin Niko Peleshi se me “hipokrizi” ka mbrojtur kolapsin e plotë parlamentar që, sipas tij, ka përfshirë institucionin më të lartë ligjvënës të vendit.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD, Sali Berisha:

Këta e kanë shndërruar parlamentin në një klub, në të cilin nuk ka asnjë rregull, ka vetëm kaos.

Ajo që kryeson sot aty nuk merrte vesh se çfarë hidhte në votim.

Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi.

Ka procedurë të sanksionuar në rregullore, por këta nuk njohin rregullore, njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin.

E dëgjuat Niko Peleshin se si u përpoq me hipokrizinë më të madhe të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar.

Ka ndodhur ndonjëherë në historinë e ndonjë parlamenti në botë që të kalojë për 28 minuta dhe të miratohet kabineti i ri dhe programi i saj? Kurrë!

Ka ndodhur ndonjëherë që në seanca të tëra parlamenti të mbyllet brenda disa minutash dhe ka dy muaj që ka nisur punë dhe ka pasur vetëm një ditë punë?

Nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Këta vazhdojnë në një kaos të plotë. Flasin përçart.

Do ta bëj parlamentin evropian, dëgjoni se cili është standardi evropian, në një kohë kur parlamenti ka delinkuentë sa çdo burg tjetër i vendit.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI