Flash

Ç'po ndodh në Vlorë/ Aksion "blic" në zonën e Skelës, kontrolle në makina luksoze

Lapsi.al 30 October 2025
Ç'po ndodh në Vlorë/ Aksion "blic" në

Forcat e rendit kanë zhvilluar një aksion të befasishëm në zonën e Skelës mbrëmjen e sotme, me qëllim rritjen e sigurisë publike pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 17-vjeçar, i përplasur nga një automjet tip “Porsche”.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të zonës, duke ndaluar për verifikim automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj.

Mediat raportojnë se kontrollet fokusohen tek personat me precedentë penalë, ata në kërkim, si dhe tek qytetarët që mund të mbajnë armë të ftohta apo armë zjarri pa leje.

Aksioni pritet të vijojë edhe në zonat e tjera të qytetit, si pjesë e një operacioni të gjerë për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe forcimin e rendit publik në Vlorë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI