Flash

EMRI/ Shqiptari dënohet me 15 vite burg në Republikën Domenikane

Lapsi.al 30 October 2025
EMRI/ Shqiptari dënohet me 15 vite burg në Republikën Domenikane

Një shqiptar u dënua me 15 vite burg për trafik droge në Santo Domingo, kryeqytetin e Republikës Domenikane, vendi i vogël i arkipelagut të Karaibeve. Sipas një lajmi nga mediat vendase, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit Publik për të dënuar shqiptarin që në vitin 2024 u përpoq të kontrabandonte 40 pako kokainë me peshë 39.13 kilogramë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Las Américas për në Madrid të Spanjës.

Prokurorët i paraqitën gjykatës prova të mjaftueshme për të demonstruar fajësinë e shtetasit shqiptar Sejdin Kote të akuzuar për trafik kombëtar dhe ndërkombëtar të drogës.

Prokurori hetues César Augusto Veloz tregoi se natën e 16 nëntorit 2024, anëtarët e Qendrës së Përbashkët të Informacionit dhe Koordinimit të Drejtorisë Kombëtare të Kontrollit të Drogave po punonin në aparatin me rreze X të terminalit të aeroportit. Ata vunë re imazhe të dyshimta në valixhet e shqiptarit. Gjatë kontrollit të valixheve u zbulua edhe lënda narkotike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arta Dade flet për gjendjen e Fatos Nanos

Si një nga figurat e para të Partisë Socialiste, Arta Dade ka qenë pranë Fatos Nanos. Ish-kryeministri i Shqipërisë ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendje...

19:34

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI