Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Heqja e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut, reagon DASH

Lapsi.al 30 October 2025
Heqja e sanksioneve ndaj Millorad Dodikut, reagon DASH

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) i tha Radios Evropa e Lirë se “veprimet konstruktive” të ndërmarra gjatë javëve të fundit nga Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska ndikuan në vendimin e SHBA-së për t’i hequr sanksionet kundër ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodikut, dhe dhjetëra individëve dhe kompanive të lidhura me të.

Dodik, president i Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur, ishte sanksionuar dy herë për shkak shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe.

Sanksionet ndaj tij, anëtarëve të familjes së tij, kompanive dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, u hoqën të mërkurën.

DASH theksoi në një përgjigje për REL-in se veprimet e Asamblesë së entitetit serb të Bosnjës “duhet të ndihmojnë në përmirësimin e stabilitetit në Bosnjë dhe të mundësojnë një partneritet me Shtetet e Bashkuara të bazuar në interesa të përbashkëta, potencial ekonomik dhe prosperitet”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me aktorë politikë në të gjithë Bosnjën për të vendosur prioritete të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

Përveç Dodikut - të cilit iu hoq mandati si president i entitetit serb pas dënimit me burgim për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje – nga lista e zezë amerikane u hoqën edhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës, Zheljka Cvijanoviq, dhe mbi 40 individë dhe subjekte juridike.

Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) nuk dha shpjegime pse i hoqi ata nga lista e sanksioneve në njoftimin e saj të mërkurën.

Çfarë vendimesh mori Asambleja e Republikës Sërpska?

Më 18 tetor, Asambleja e Përgjithshme e entitetit serb e miratoi një ligj për shfuqizimin e ligjeve që tashmë ishin shpallur të pavlefshme nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.

Ato përfshijnë Ligjin për Pronën e Paluajtshme të Përdorur për Funksionimin e Autoriteteve Publike, Ligji për Moszbatimin e Vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, Ligji Zgjedhor i Republikës Sërpska, Ligji për Ndalimin e Aktiviteteve të Institucioneve Jashtëkushtetuese të Bosnjës, Ligji për Ndryshimet në Kodin Penal të Republikës Sërpska dhe Ligji për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Republikës Sërpska.

Dodiku ishte dënuar nga gjykata e Bosnjës për nënshkrimin e një ligji që bënte thirrje për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës në entitetin e udhëhequr nga ai.

Përveç dënimit më një vjet burgim, të cilin e zëvendësoi më vonë me gjobë, Dodikut iu ndalua edhe ushtrimi i detyrës për gjashtë vjet.

Asambleja e Përgjithshme gjithashtu i beri të pavlefshme 12 konkluzione parlamentare të dhjetorit 2024, të cilat disa ambasada perëndimore i përshkruan në një deklaratë të përbashkët si "qëndrime kundër marrëveshjes së Dejtonit".

Asambleja gjithashtu e emëroi Ana Trishiq-Babiq, ish-këshilltaren e Dodikut, si presidente në detyrë të Republikës Sërpska./ REL

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në re...

07:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI