Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Lejuan ndërtim të paligjshëm te “Rana e Hedhun”, ekzekutohen 9 masa sigurie

Lapsi.al 30 October 2025
Lejuan ndërtim të paligjshëm te “Rana e Hedhun”,

Policia e Lezhës ka ekzekutuar 9 masa sigurie të kërkuara nga Prokuroria e Lezhës për ndërtim të paligjshëm në zonën e 'Ranës së hedhur'.

Njoftimi i Policisë:

Ekzekutohen masa sigurie për 9 shtetas, të cilët akuzohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, janë implikuar në një rast të ndërtimit të paligjshëm, në Ranë të Hedhun. Masat u ekzekutuan nga strukturat e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Shkodër-Lezhë, në zbatim të vendimit të vendimit të Gjykatës së Lezhës, të datës 27.10.2025. Konkretisht, ndaj shtetasve:

-P. T., 67 vjeç, banues në fshatin Shënkoll, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave dhe stampave”;

-G. M., 34 vjeç, banues në Shëngjin, ish drejtor i AShK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;

-A. Sh., 37 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;

-A. M., 35 vjeç, banues në Lezhë, ish përgjegjës për legalizimet i AshK, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Shpërdorimi i detyrës”;

-L. B., 65 vjeçe, banuese në Tiranë, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

-H. Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

-K. M., 66 vjeç, banues në Tiranë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-F. Gj., 41 vjeç, banues në Lezhë, ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT, u ekzekutua masa e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-M. N., 50 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Ndihmësspecialist i Policimit në Komunitet, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në re...

07:30

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI