Flash

“Prova 1,2,3.../ Gjykata Kushtetuese bëhet gati të presë Erion Veliajn (PAMJET)

Lapsi.al 30 October 2025
“Prova 1,2,3.../ Gjykata Kushtetuese bëhet gati të presë

Në Gjykatën Kushtetuese do të jetë një ditë e rëndësishme e premtja. Për herë të parë pas 8 muajsh, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj do të lërë qelinë në paraburgimin e Durrësit dhe do të udhëtojë drejt Tiranës.

Ai ka konfirmuar se do të marrë pjesë në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa e tij kundër shkarkimit nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës, prej Këshillit të Ministrave.

Veliaj pritet të mbajë edhe një fjalë për këtë çështje. Duke parë vëmendjen që do të ketë kjo seancë, Gjykata Kushtetuese është përpjekur të marrë masat për të mos pasur asnjë problem nga ana teknike.

Punonjësit e kësaj gjykate janë parë për më shumë se 1 orë të qëndrojnë në sallë dhe të provojnë kamerat dhe mikrofonat e sallës.

Nuk kanë munguar as momentet e humorit mes tyre. Brenda sallës nuk do të lejohen kamerat e TV-ve gjatë seancës dhe pamjet do të transmetohen nga vetë gjykata. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI