Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Rrëfimi tronditës i Berbatov, 18-vjeç u rrëmbye në Sofie: “Mendova: ‘Për mua mbaroi’”

Lapsi.al 30 October 2025
Rrëfimi tronditës i Berbatov, 18-vjeç u rrëmbye në

Sot kujtohet si një nga sulmuesit më elegantë të gjeneratës së tij, protagonist me Tottenham dhe Manchester United, ku fitoi dy Premier League dhe Këpucën e Artë. Por përpara lavdisë në Angli, Dimitar Berbatov ka përjetuar momente që mund t’i kishin ndërprerë karrierën – dhe ndoshta edhe jetën.

Në podkastin “Rio Ferdinand Presents”, ish-sulmuesi bullgar ka treguar se ishte rrëmbyer në moshën vetëm 18-vjeçare, kur po shpërthente me CSKA Sofian. E gjitha ndodhi, siç shpjegoi ai, në një periudhë kur “në Bullgari ishte e vështirë, kishte banda, ishte normale të jetoje me frikë”.

“Më çuan në një restorant, mendova se nuk do të dilja i gjallë”

Pas një stërvitjeje, Berbatov pranoi me naivitet një ftesë për udhëtim nga një shok skuadre: “Më tha se donte të më çonte te një mik i tij. I besoja, kështu që hipa në makinë. Më çoi në një restorant”. Aty, skena ndryshoi menjëherë tonin: “Ishte një burrë ulur vetëm në një tavolinë, dhe pas tij tre tipa të mëdhenj. Djem tipikë ballkanikë, me një pamje që të frikësonte.”

Burri e ftoi të ulej. Pastaj erdhi kërkesa: “Ne të duam në ekipin tonë. Duhet të të marrim.” Berbatov përpiqej të shpjegonte se donte të qëndronte te CSKA Sofia, por tonet nuk linin asnjë zgjedhje tjetër. “Isha i terrorizuar. Mendoja: duhet të thërras babain, duhet të dal nga këtu.”

“Mendova: për mua ka mbaruar”

I riu mbeti i bllokuar në restorant për më shumë se tre orë, i rrethuar nga burra që përpiqeshin ta bindnin – ose më saktë ta detyronin – të pranonte transferimin. “Më lejuan më në fund të bëja një telefonatë. Thirra babain tim dhe i thashë: ‘Jam këtu, nuk e di ku ndodhem, ka burra të mëdhenj përreth meje’.”

Babai e qetësoi, premtoi se do të ndërhynte dhe kontaktoi persona të tjerë për ta liruar. Në fund, njerëzit e botës së krimit vendosën ta linin të ikte. “Mendova: ‘Do të më rrëmbejnë këtu, për mua ka mbaruar’. Pastaj erdhi babai, më mori dhe më nxori që andej. Nuk e kam harruar kurrë atë ndjenjë.”

Berbatov pranon se ajo ngjarje i ndryshoi perspektivën: “Më bëri të kuptoj se duhej të rritesha shpejt, të bëhesha burrë shumë herët”. Dhe shton: “Për shumë vetë ajo histori duket e pabesueshme, por në Bullgari, në ato vite, ishte pjesë e jetës”.

Një karrierë që shpërtheu pas frikës

Pas atij episodi, Berbatov qëndroi te CSKA Sofia deri në vitin 2001, përpara se të transferohej te Bayer Leverkusen, pastaj te Tottenham dhe në fund te Manchester United, ku u bë një ikonë. Me fanellën e Red Devils ai shënoi 56 gola në 149 ndeshje dhe fitoi tetë trofe, mes tyre dy Premier League dhe një Kupë të Botës për klube.

Sot, në moshën 44-vjeçare, Berbatov e sheh pas me qetësi, por edhe me vetëdije: “Ishte Bullgaria e asaj kohe: një vend i ashpër, ku gjëra të tilla ndodhnin vërtet. Kam pasur frikë, por ajo frikë më bëri të bëhem njeriu që jam sot.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI