Flash

BIRN: Balluku, e pandehur për tenderin 180 milionë euro të tunelit të Llogarasë

Lapsi.al 31 October 2025
BIRN: Balluku, e pandehur për tenderin 180 milionë euro të

Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pasditen e të premtes në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e së pandehurës, ku iu komunikua akuza “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarisë – një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve 18.9 miliardë lekë ose më shumë se 190 milionë euro.

Balluku çau rrugën përmes mikrofonëve dhe kamerave të gazetarëve rreth orësh 15:00 në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, por pa u përgjigjur pyetjeve. Më herët, në SPAK hyri motra dhe përfaqësuesja e saj ligjore, Pamela Qirko, e cila ka mbajtur më herët postin e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Balluku qëndroi rreth 40 minuta në SPAK dhe në dalje deklaroi se “kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim”.

“Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces nga i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencë, llogaridhënien dhe mbi të gjitha dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj,” deklaroi ajo.

Prokuroria e Posaçme deklaroi më vonë se procedimi ndaj Ballukut është regjistruar këtë vit dhe është bashkuar me hetime të vitit të kaluar për veprën penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

“Në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, sot, më 31.10.2025 i është njoftuar akuza të pandehurës Belinda Balluku, me funksionin e lartë shtetëror, Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim”, citohet në njoftimin e SPAK.

Deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale në ngarkim të Ballukut kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për procedurën e prokurimit “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë).

Kjo procedurë është zhvilluar në datën 11 dhjetor të vitit 2020 dhe pas anulimit të saj, është rihapur më datë 22 qershor të vitit 2021, me fond limit, 18 miliardë e 967 milionë lekë, pa TVSH ose më shumë se 180 milionë euro.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, e cila ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion.

SPAK sqaroi në njoftim se më datë 21 tetor ka njoftuar Ballukun për t’u paraqitur në SPAK, por se ajo ka njoftuar dy ditë më vonë se nuk mundej. Me një shkresë të dytë, SPAK I kërkoi që të paraqitej të premten në orën 15:00, datë që u respektua prej numrit dy të qeverisë.

Kryeministria nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN nëse zv.kryeministrja Balluku do të vazhdonte ose jo të mbante postet e saj në qeveri deri në publikimin e këtij shkrimi. /Reporter.al

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI